Ilir Deda takohet me Shpend Ahmetin e Visar Ymerin: Çka po zihet?

Aktuale

Ilir Deda takohet me Shpend Ahmetin e Visar Ymerin: Çka po zihet?

Më: 13 mars 2019 Në ora: 12:56
Pamje nga takimi

Shpend Ahmeti e Ilir Dedaj, ish themeluesit e partisë Fryma e Re (FER), janë ulur dhe po bisedojnë ‘kokë më kokë’ edhe pse njëri tashmë i takon Partisë Social Demokrate (PSD) e tjetri në Alternativë, e të shoqëruar me ish-anëtarin e Vetëvendosjes Visar Ymerin e PSD-së.

Takimi i dy ish themeluesit e FER-it, duket të jetë i rëndësishëm, mbase me seriozitet diskutohet edhe mundësia e zgjedhjeve të parakohshme, apo ndoshta mos të themi, këta të PSD-së mund të kenë ndonjë ofertë më serioze për anëtarin e Alternativës Dedën, i cili ditëve të fundit nuk duket të ketë raporte të mira me kryetaren e tij Mimoza Kusarin.

Image

Ndoshta, ndoshta edhe ky takim mund të jetë edhe në frymën e një komunikimi shoqëror e asgjë më shumë.!?

Se çfarë do të buroj nga ky takim mbetet të shihet në ditët në vazhdim.

Kosovapost ka siguruar disa fotografi nga takim i krerëve të PSD-së, me Dedën e Alternativës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat