Milaim Zeka ka dy fjalë për Hashim Thaçin

Aktuale

Milaim Zeka ka dy fjalë për Hashim Thaçin

Më: 13 mars 2019 Në ora: 13:40
Milaim Zeka

Deputeti Milaim Zeka, në seancën e jashtëzakonshme në lidhje me mos emërimin e anëtarëve të KQZ-së nga Presidenti, tha se këtij të fundit ‘ i pëlqen të shënojë penalti dhe sa herë bën penal, bën gola’.

“Presidenti na ka gjuajt në penal, e gëzimi më i madh i atij është të bëjë penal, e ai sa herë bën penal bën gola”, u shpreh Zeka.

Zeka tha se deputetët është dashur që të merren me hartimin e një rregulloreje të të Parlamentit.

Kritika ka pasur edhe për kolegët e tij deputetë që nuk ishin të pranishëm në seancat e thirrura nga Kuvendi.

“Kam pas vendim për nënshkrimin e kësaj rezolute, dhe më vjen shumë keq, që miku im i vjetër Sami Kurteshi, në momentin kur erdhi dhe na u drejtu për nënshkrim, as 6+ as Nisma nuk pranoi të nënshkruhet rezoluta. Ne si deputetë ish dashtë me u marr me hartimin e një rregulloreje të re të Parlamentit”, tha Zeka.

Zeka për dallim nga deputetët e tjerë të partisë së tij, e ka nënshkruar rezolutën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat