Japonia mbështet Kosovën në integrimet ndërkombëtare

Aktuale

Japonia mbështet Kosovën në integrimet ndërkombëtare

Më: 13 mars 2019 Në ora: 14:03
Pamje nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë ditës së sotme u prit në takim nga ministri i Punëve të Jashtme i Japonisë, Taro Kono, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet bilaterale në mes dy vendeve.

Kryeparlamentari Veseli dhe kryediplomati japonez  theksuan se 11 vjetori i këtyre marrëdhënieve i gjen të dy vendet me nivel bashkëpunimi në shumë fusha. 

Kryetari Veseli tha në takim se Kosova në këta 11 vjet të ekzistencës si shtet është dëshmuar si faktor i paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon, dhe vazhdon të punoj me përkushtim në avancimin e dialogut me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke. 

Ndërsa, ministri i jashtëm japonez, Tari Kono, theksoi se qeveria e tij ndjek me shumë vëmendje zhvillimet në Kosovë. 

Në funksion të këtij interesimi është edhe vendimi për hapjen e ambasadës japoneze në Prishtinë, e cila siç u tha në takim nga dy bashkëbiseduesit, do të ndikoj në zgjerimin e mundësive të bashkëpunimit mes dy vendeve, sidomos në fushën e biznesit dhe investimeve. 

Kryeparlamentari Veseli kërkoi nga ministri japonez që Japonia të mbështesë Kosovën në procesin e përfshirjes në organizatat ndërkombëtare dhe nismat tjera globale. 

Ministri Kono tha se qeveria e tij mban qëndrim pro-aktiv në këtë drejtim në mbështetje të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat