Mediat serbe: Kur të pajtohen 5 anëtaret e KS me zgjidhjen për Kosovën “bie” rezoluta 1244?

Aktuale

Mediat serbe: Kur të pajtohen 5 anëtaret e KS me zgjidhjen për Kosovën “bie” rezoluta 1244?

Nga: F. B. Më: 13 mars 2019 Në ora: 16:51
Ilustrim

Deklarata e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federika Mogerini se zgjidhja e çështjes së Kosovës duhet të verifikohet në KS të OKB-së tregon drejtimin e ri në zgjidhjen e kësaj çështje, që nënkupton ndryshimin e rezolutës 1244 mendojnë analistët, shkruan “Telegraf” transmeton “Bota sot”.

Si dihet rezoluta e miratuar me 10 qershor 1999 është lejuar prania civile dhe ushtarake në Jugosllavi dhe vendosjen e Administratës së Përkohshme Administrative të Misionit në Kosovë.

Shtrohet pyetja shkruan ky medium, çka do i sjell ky ndryshim Serbisë në kuadër të marrëveshjes së Brukselit?

Mogerini në Nju Jork ka theksuar se për vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë është e nevojshme heqja e taksës, ndërkohë që porosity se marrëveshja finale duhet të jetë në harmoni me drejtën ndërkombëtare, por duhet të marr mbështetjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Roli juaj është kyç, ndërsa ne jemi të gatshëm, edhe unë personalisht që me atë rast të intensifikojmë bisedimet me të gjitha anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka thënë ajo në Nju Jork.

Duke reaguar në këtë deklaratë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka theksuar se taksat dhe dialogu nuk janë të ndërlidhura.

“Dialogu është ndal shumë kohë para taksave. Mungesa e transparencës, trimërimi në propozimin për shkëmbim të territorit dhe mos realizimi i marrëveshjes, janë shkaqet. Dialogu mundet dhe duhet të vazhdoj pa ndërlidhje me taksat”, ka shkruar Haradinaj.

Kryetari i Këshillit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun ka theksuar se deklarata e Mogerinit në Nju Jork tregon mundësinë që zgjidhja eventuale të jetë ndryshe nga rezoluta 1244 e KS të OKB-së, që do të thotë se ajo duhet të ndryshohet dhe si e tillë të miratohet në KS të OKB-së.

“Mogerini ka thënë se bisedimet do ndërlidhen me statusin e Kosovës, pra janë ngritur nga teknike në status dhe zgjidhja duhet të jetë në harmoni me drejtën ndërkombëtare dhe të vërtetohen në KS të OKB-së”, ka thanë Drecun.

Ndërsa ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se nuk do të thotë se do të ketë ndryshim të formatit të bisedimeve, ndërsa Serbia gjithë ka thënë se cila do marrëveshje që arrihet eventualisht duhet të verifikohet në trupin ekzekutiv të organizatës botërore.

“Që të merret verifikimi nga KS i OKB-së, anëtaret duhet të njihen edhe informohen me marrëveshjen. Nga ana jonë na gëzon dërgimi i propozimit në KS të OKB-së, sepse Serbia i njofton miqtë e saj me bisedimet dhe dialogun” – sqaroi ai.

Platforma e miratuar nga Prishtina është tregues se përfaqësuesit e Prishtinës nuk duan kompromis dhe çdo gjë që kanë bërë  në javët dhe vitet e fundit është e “kot”.

“Çfarë dobie ka nga nxjerrja e një qëndrimi gjatë dialogut, platforma nxirret në fillim të dialogut, Ata janë kujtuar tash sikur tash fillon dialogu, mendojnë se Serbia do pranoj atë që duan ata, ky është reagim në atë se nuk po shkon si kanë planifikuar”, beson Daçiq.

Platforma, që e ka miratuar Kosova parashikon njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë në kufijtë aktual, respektimin  e bashkësisë shqiptare në Serbi, zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura me Serbinë dhe heqjen e rezolutës 1244 të KS të OKB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat