Daçiq: Deklarata e Mogherinit nuk nënkupton ndryshimin e formatit të dialogut

Aktuale

Daçiq: Deklarata e Mogherinit nuk nënkupton ndryshimin e formatit të dialogut

Më: 13 mars 2019 Në ora: 17:33
Ivica Daçiq

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq tha sot se deklaratat e Federica Mogherinit se Këshilli i Sigurimit i OKB duhet të verifikojë marrëveshjen e Beogradit dhe Prishtinës, nuk do të thotë se do të ketë një ndryshim në formatin e negociatave.

Ai shtoi se nuk ka negocime dhe se Prishtina “platformën e saj mund ta varë në korridorin e parlamentit si gazetë e murit ose një njoftim të brendshëm".

Shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini tha dje në Nju Jork se është e nevojshme që Kosova të heqë tarifat në mënyrë që të vazhdojë dialogu dhe se marrëveshja përfundimtare duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, por të mbështetet gjithashtu nga Këshilli i Sigurimit i OKB.

"Në të njëjtën ditë kur të hiqet taksa, do të thërras menjëherë një takim të ri brenda dialogut për të arritur një marrëveshje ligjërisht detyruese që duhet të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura dhe të normalizojë  marrëdhëniet Beograd dhe Prishtinë," tha Mogherini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat