Kundërpërgjigje e fortë ndaj agresorit serb Daçiçit: Durimit tonë po i vjen fundi!

Aktuale

Kundërpërgjigje e fortë ndaj agresorit serb Daçiçit: Durimit tonë po i vjen fundi!

Nga: N.Sh Më: 13 mars 2019 Në ora: 20:09
Ivica Daçiç

Njohësi i çështjeve politike Arbër Gashi përmes një postimi në Facebook, ka ftuar shqiptarët që të mobilizohen për një kundërpërgjigje ndaj agresorit serb.

Kjo kundërpërgjigje vjen pas kërcënimit të Ivica Daçiçit që i ka bërë Kosovës.

“Gjithashtu, ua bëjë me dije ambasadorëve të akredituar në Prishtinë, komandës së KFOR-it dhe miqve të kombit tonë anekënd globit, se durimit tonë po i vjen fundi”, shkruan ai transmeton gazeta “Bota sot”

“Pas paralajmërimeve kërcënuese të Ivica Daçiç për një agresion të mundshëm të ish-ushtrisë pushtuese ndaj territorit të Republikës së Kosovës, veçanërisht ndaj kompleksit industrial Trepça, në emër të Ballit, i ftoj të gjithë shqiptarët të mobilizohen dhe të përgatiten për një kundërpërgjigje të fortë ndaj agresorit. Gjithashtu, ua bëjë me dije ambasadorëve të akredituar në Prishtinë, komandës së KFOR-it dhe miqve të kombit tonë anekënd globit, se durimit tonë po i vjen fundi. Është e papranueshme dhe e patolerueshme që një shërbëtorë i zellshëm i kriminelëve të luftës, të kërcënoj sërish me agresion ushtarak, vendin dhe kombin tonë”, shkruan Arbër Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat