Hasani: Lojërat e fatit po e dëmtojnë shoqërinë, të mos lejohen afër shkollave

Aktuale

Hasani: Lojërat e fatit po e dëmtojnë shoqërinë, të mos lejohen afër shkollave

Më: 13 mars 2019 Në ora: 21:26
Avdullah Hasani

Këshilltari i Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hasani njëherësh Koordinator Nacional për Gjeneratën e Re, gjatë një pritje që ka organizuar për të rinjtë, ka folur për lojërat e fatit dhe kafenetë të cilat janë shumë afër shkollave.

Hasani ka apeluar tek inspektorati gjegjës që ti mbyll lojërat e fatit që janë hapur afër shkollave, e që sipas tij, lojërat e fatit po i shtyjnë të rinjtë të largohen nga procesi arsimor dhe të orientojnë drejt përdorimit të narkotikëve, e me këtë po e shkatërrojnë të ardhmen e Republikës.

“Ajo çfarë i intereson fatkeqësisht adoleshentëve dhe të rinjve sot duket se është përqendruar më shumë tek të pasurit apo të mos pasurit e parave, arritja e suksesit me mënyra sa më të thjeshta dhe të shpejta, nga ambicia për të arritur një status të caktuar shoqëror apo politik në mënyrë që të mund të përfitojnë sa më shumë dhe shpejtë, nga mungesa e dëshirës për edukim dhe shpenzimi tejet i madh i kohës dhe parave mbi sportin e lojërat e fatit po i orienton ata nga përdorimi i drogave”, u shpreh Hasani.

Në këtë takim u bisedua edhe për masat e parandalimit të varësisë nga lojërat e fatit. U vlerësua se në kuadër të edukimit të përgjithshëm të bisedohet hapur për të gjitha problemet e po ashtu edhe tek të rriturit, duhet të jetë një angazhim i ambientit rrethues, pra si familjarët, miqtë e shokët dhe institucionet arsimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat