“Çfarë po i bëjnë Telekomit sot, është simbolika më e mirë se çfarë i kanë bërë Kosovës për 20 vite”

Aktuale

“Çfarë po i bëjnë Telekomit sot, është simbolika më e mirë se çfarë i kanë bërë Kosovës për 20 vite”

Më: 13 mars 2019 Në ora: 21:53
Ilustrim

Janë të shumta punësimet të cilat janë bërë së fundi  në Telekom.

Thuajse nuk ka fytyrë publike nga politika që nuk ka punësuar ndonjë familjarë, duke i gjetë kështu një vend të rehatshme në Telekomin e Kosovës.

E sipas analistit, Donik Sallova, kjo çfarë po bëhet në Telekom është simbolika më e mirë për të treguar se çfarë klasa politike e pasluftës i ka bërë çdo sektori publik e çdo pasurie të këtij vendi, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Ajo çka po i bëjnë Telekomit sot është simbolika më e mirë për të treguar se çfarë i kanë bërë Kosovës për 20 vite. Telekomi është vetëm pasqyrim në miniaturë i asaj çfarë kjo klasë politike e pasluftës i ka bërë çdo sektori publik e çdo pasurie të këtij vendi. Para luftës Kosova vërtetë mund të ketë qenë një ideal, por pas luftës siç u dëshmua tashmë, Kosova paska qenë për ta vetëm një plaçkë lufte!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat