10 të akuzuarit për fryrje të listave të veteranëve, deklarohen të pafajshëm

Aktuale

10 të akuzuarit për fryrje të listave të veteranëve, deklarohen të pafajshëm

Më: 14 mars 2019 Në ora: 10:26
Pamje nga seanca

(E plotësuar) - Ka përfunduar seanca për fyerjet e listave të veteranëve dhe vendimi për pezullimin e pensioneve pritet të merret nga Gjykata pas seancës, i cili do t’u shpërndahet palëve.

Vendimi i gjykatës për masën e përkohshme për pezullimin e pensioneve të 19 mijë veteranëve do të vendoset jashtë seancës.

Vendimi do të jetë me shkrim dhe do t’u shpërndahet palëve.

E, nëse vendimi do të jetë për pezullim të pensioneve atëherë organizata e Veteranëve të UÇK-së ka paralajmëruar protesta.

Në këtë seancë prokurori special, Enver Krasniqi, ka paraqitur kërkesën e tij që të pezullohet pagesa për 19 mijë veteranët deri në përfundim të procesit gjyqësor.

Sipas tij, kjo duhet të bëhet me arsyen se “si rezultati i veprës penale nga të pandehurit është dëmtuar buxheti i Kosovës dhe vazhdon të dëmtohet. Prandaj duke konsideruar buxhetin e Kosovës si interes publik, prokurori i shtetit ka autorizim të plotë ligjor për të kërkuar një gjë të tillë”, ka thënë Krasniqi.

“Përfitues nga buxheti i Kosovës janë personat e tretë dhe një situatë e tillë kur me veprimet e të pandehurve si rezultat i veprave penale dhe kur përfitojnë personat e tretë përcaktohet rregulli për të dëmtuarin, që në rastin konkret kemi dëmtimin e buxhetit të Kosovës. Andaj bazuar në këtë fakt se personat e tretë të paraqitur në aneksin 1 të kësaj aktakuze si pasojë e veprës penale të të pandehurve nga 2015 deri në gusht 2018 kanë përfituar më shumë mbi 88 milionë euro”, ka shtuar ndër të tjera Krasniqi.

Ndërsa, dhjetë të akuzuarit të pranishëm në seancë janë deklaruar si të pafajshëm. Madje ata kanë thënë se aktakuza është e pabazuar.

10 të akuzuarit për fryrje të listave të veteranëve, deklarohen të pafajshëm

 Po vazhdon seanca gjyqësore në rastin e veteranëve mashtrues, ku 10 të akuzuar për këtë rast po ballafaqohen me akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale.

Të akuzuarit, që ishin të pranishëm në seancën e sotme në Gjykatën Themelore të Prishtinës, janë deklaruar rreth fajësisë së tyre, duke thënë se janë të pafajshëm dhe se kjo aktakuzë e Prokurorisë Speciale është e pabazuar.

Ndërkohë, Prokuroria ka kërkuar që veteranëve t’u ndalen pensionet derisa të përfundojë procesi gjyqësor për listat e fryra.

Për këtë nuk është marrë ende vendim nga gjykata, derisa OVL e UÇK’së, ka paralajmëruar protesta në rast se ky propozim i prokurorisë aprovohet nga Gjykata.

Në këtë seancë prokurori special, Enver Krasniqi, ka paraqitur kërkesën e tij që të pezullohet pagesa për 19 mijë veteranët deri në përfundim të procesit gjyqësor.

Sipas tij, kjo duhet të bëhet me arsyen se “si rezultati i veprës penale nga të pandehurit është dëmtuar buxheti i Kosovës dhe vazhdon të dëmtohet. Prandaj duke konsideruar buxhetin e Kosovës si interes publik, prokurori i shtetit ka autorizim të plotë ligjor për të kërkuar një gjë të tillë”, ka thënë Krasniqi.

Arrijnë në Gjykatë Agim Çeku dhe Rrustem Berisha

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës kanë arritur Agim Çeku dhe Rrustem Berisha, të cilët janë pjesë e aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale për fryrjen e listave të veteranëve të UÇK’së.

Seanca për fryrjen e listave të veteranëve të UÇK’së, do të nis pas pak në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku pritet të mbahet seanca fillestare.

Në seancën e sotme është paraparë që të vendoset lidhur me masën e përkohshme të ndalimit të pensioneve për “veteranët e rrejshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat