Deutche Zeitung: Ballkani po “vlon” - a është kjo “Pranvera Ballkanike”

Aktuale

Deutche Zeitung: Ballkani po “vlon” - a është kjo “Pranvera Ballkanike”

Nga: F.B Më: 14 mars 2019 Në ora: 11:55
Ilustrim

Mbushja zemërim dhe frustrim të thellë po shtyn njerëzit të dalin në rrugë. Protestohet kundër “hajnave” dhe “gënjeshtarëve dhe nxisin” kryengritje”, shkruan “Deutche Zeitung”, përcjell “Danas” transmeton “Bota Sot”.

Po vlon në shumë kënde të Ballkanit: në Serbi, në Malin e Zi, në Shqipëri dhe në Banjallukë në kryeqytetin e Republikës Serbe të Bosnjës. Këtë valle të demokracisë në këto vende iu tha epiteti “Pranvera Ballkanike“. Ndonëse nuk ka ndonjë lëvizje të përbashkët, sepse rebelimi në secilin vend ka shkaqet e veta, po të përbashkët kanë: njerëzit rebelohen kundër strukturave autokrate edhe të korruptuara. Kjo ngjan si një piskamë nga poshtë drejtuar ka Brukseli, kur bisedohet për hyrjen  e këtyre vendeve të Ballkanit perëndimor në BE.

Më së shumti pjesëmarrës ka në vendin më të madh ballkanik: në Serbi që ka 7 milionë banorë dhe ku mijëra qytetarë protestojnë nga dhjetori. Rebelimi nisi me dhunën ndaj një politikani opozitar dhe ajo u drejtua kundër presidentit Vuçiq që akuzohet për dëmtim të demokracisë dhe shtetit të drejtë. Moto e protestës „1 nga 5 milionë”, ndërsa Vuçiq ka injoruar kërkesat e saj duke thënë se do ta bëjë këtë edhe nëse dalin 5 milionë në rrugë.

Në Malin e Zi protestat nisën për shkak të një nga aferave e shumta korruptime. Në janar një bisnismen ka thënë se ka paguar 97 mijë euro një funksionari të partisë së presidentit Gjukanoviq, që drejton vendin tash 3 dekada. Po kërkohet dorëheqja me moton „97.000 – largoju“. Një pjesë e opozitës bojkotin parlamentin që nga 2016, ndërkohë Gjukanoviq gëzon autoritet në perëndim se zmbrapsi ndikimin e Rusisë në atë vend në vitin 2017.

Në Shqipëri protesta nisi nga studentët, duke protestuar kundër rritjes së harxhimeve për studim, por protesta u zgjeruar edhe nga gjendja ekonomike por edhe interesi i opozitës. Kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama, qeveria e të cilit akuzohet për krim edhe korrupsion. Çdokund ka nga pak dhunë në këto protesta, ndërsa nga protestat opozita shqiptare u tërheq nga parlamenti dhe kërkohet qeveri teknike.

Në Banjallukë protestohet prej vdekjes së dhunhme të studenti David Dragiçeviç. Babai i tij akuzon “mafinë” që në lidhje me policinë dhe politikën kanë krijuar këtë situatë.

Në asnjë vend nuk mund të llogaritet në mbështetje nga Brukseli, për shkak të krizave dhe mundësive pasigurisë, kështu që BE mbështetet në njerëz të fortë që premtojnë stabilitet. Kur është fjala te opozita shqiptare që ktheu mandatet, shefja e politikës së jashtme në BE Federika Mogerini dhe komisari Johanes Han në kumtesën kanë kritikuar “hapin kundër produktiv” të opozitës duke nënvizuar se “parlamenti është vendi i drejtë për diskutim edhe politikë”.

Kundër apelit të Brukselit për bojkotim të parlamentit ka një rezistencë të fortë edhe në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi. „Njerëzit në Beograd, Podgoricë dhe Tiranë me kërkesat e veta mbrojnë vlerat fondamentale të BE-së “, ka thënë politikani opozitar malazez Driton Abazoviç: „Nëse përfaqësuesit e BE nuk shohin, atëherë kanë problem me vlerat e veta.“

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat