Taksa ul në 99% vlerën e importeve nga Serbia dhe Bosnja

Aktuale

Taksa ul në 99% vlerën e importeve nga Serbia dhe Bosnja

Më: 14 mars 2019 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Më 21 mars bëhen pesë muaj qëkur Qeveria e Kosovës vendosi taksë 100 për qind për prodhimet e Serbisë dhe të Bosnjës.

Pavarësisht porosive të ndërkombëtarëve për heqjen e taksës, kryeministri Ramush Haradinaj është i vendosur të mos e largojë atë deri në njohjen e Kosovës nga Serbia

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, për Indeksonline ka thënë se vlera e importeve nga këto dy shtete ka rënë në 99%.

“Vlera e importeve nga Serbia dhe Bonja ka rënë në nivelin më të ulët ndonjëherë, rënia është 99%. P.sh. nëse para masës mbrojtëse kemi pasur 1.4 milion import ditor tani kemi nën 8000 euro import ditor”, thuhet në përgjigjën e tij.

Përderisa ka rënie të importit nga Serbia e Bosnja, rritje ka nga disa shtete.

“Rritje ka nga Gjermania, Shqipëria, Maqedonia, Turqia, Bullgaria etj”, ka thënë Stavileci.

E sa i përket kontrabandës me mallra, Stavileci ka thënë se tani më shumë kanë kapur mallra ushqimore që më herët nuk kanë qenë në tendencë.

“Që nga vendosja e masës mbrojtëse dogana ka alokuar resurset e saj ashtu që t’i përgjigjemi rritjes eventuale te kontrabandës, sidoqoftë shifrat flasin për nivel të njëjta të numrit të tentim kundërvajtjeve por me të vetmin dallim që tani kemi kapur edhe mallra ushqimore me vlera minimale që me herët nuk ka qenë tendencë”, ka thënë mes tjerash ai.

Ndërsa, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka thënë se ditën që hiqet taksa, do të thërrasë takim të ri për dialog.

Ndërsa, reagimi i kryeministrit Haradinaj ishte se dialogu ka dalë nga binarët shumë kohë para se të vendosej taksa, duke theksuar se bisedimet mund të vazhdojnë pa e ndërlidh me temën e tarifave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat