Konjufca: Jam penduar që kam hedh gaz lotsjellës në Kuvend, ish pas dashtë me marrë një allti e me gjujtë

Aktuale

Konjufca: Jam penduar që kam hedh gaz lotsjellës në Kuvend, ish pas dashtë me marrë një allti e me gjujtë

Nga: D.RR Më: 14 mars 2019 Në ora: 12:26
Glauk Konjufca

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca përmes një postimi në Facebook, në mënyrë ironike ka thënë se është penduar që ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvend, duke shtuar se ishte dashur të gjuaj me një allti me gaz, transmeton “Bota sot”.

Ai thotë se atëherë Gjykata do ta shpallte të pafajshëm, duke aluduar në ministrat dhe zyrtarët që gjuajtën me armë në një ndejë, ndërsa u liruan.

“Jam penduar që kam hedh gaz lotsjellës në Kuvend. Ish pas dashtë me e marrë një allti me gaz e me gjujtë Qeverinë. Gjykata paska pas me më shpall të pafajshëm e me më liru! Nuk kanë thanë kot pleqtë - njeri hjek për mend”, ka shkruar Konjufca, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat