Bajrami-Lekajt: Të vendoset një standard për ndërtimin e autostradave

Aktuale

Bajrami-Lekajt: Të vendoset një standard për ndërtimin e autostradave

Më: 14 mars 2019 Në ora: 13:03
Bajrami-Lekajt: Të vendoset një standard për ndërtimin e autostradave

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj ka raportuar para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, ku ka larguar edhe njëherë nga vetja përgjegjësinë për 53 milionë eurot e dhëna për BektelEnka-n.

Sa i përket infrastrukturës, Lekaj tha se Kosova është lider në rajon.

Ndërsa deputetja Hykmete Bajrami pati pyetje për pagesën prej 53 milionë euro për vonesat e operatorit ekonomik. Ajo tha se duhet të vendoset një standard për ndërtimin e autostradave.

"Pse nuk është dënuar kompania kur është vonuar. Unë e di, ju jeni ministër i infrastrukturës, mirëpo neve na duhet një arsyeshmëri për ndërtimin e autostradave dhe mundësisë së qyteteve që të lidhen me të kur janë vetëm disa km larg", tha ajo.

Ministri Lekaj tha se është saktësuar që të përfundohen të gjitha pagesat më 1 qershor të vitit 2019.

“Ne kemi dhënë një sqarim. Kur jemi te pagesa 53 milionë, kur të përfundojë projekti unë mund të them: 10 përqindëshi i kontratës nuk është kryer", tha ai.

E, këtu Bajrami pyeti se pse është dashur t'i jepen 53 milionë euro BectelEnka-s, kur edhe kjo kompani ka mundur të presë.

Deputeti Liburn Aliu tha se si mund të lidhet Besia me Merdare, kur Serbia nuk e lidhë Nishin me Merdare.

"Kjo është në interes të Serbisë. Kur ne jemi duke ndërtuar rrugën Prishtinë - Besianë me katër korsi. Unë nuk jam  duke e kuptuar pse me ndërtuar autostradën për Merdare kur e kemi taksën ndaj Serbisë. Po e shohim se jemi para kolapsit si shtet, jemi tu kolapsu", tha ai.

Kurse deputeti Veton Berisha kërkoi sqarime për rrugën Zahaq - Pejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat