Daçiqi e quan deklaratën e Thaçit qesharake, flet edhe për “turpërimin e Kosovës”

Aktuale

Daçiqi e quan deklaratën e Thaçit qesharake, flet edhe për “turpërimin e Kosovës”

Nga: F. B. Më: 14 mars 2019 Në ora: 14:51
Ivica Daçiç

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë Ivica Daçiq ka thënë sot se “Prishtina do të heq taksat në mallrat serbe, por ashtu që mos të turpërohet”, shkruan “Kurir,” transmeton “Bota Sot”.

"Kam thënë se kjo ngjanë në shfaqje. Prishtina do të shikoj që të reagoj dhe të heq taksat dhe të mos turpërohet ", ka thënë Daçiq.

Ai e ka quajtur qesharake deklaratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se “caktimi i kufijve mund të bëhet vetëm mbi atë vdekur”.

"Kjo tash është qesharake. Nushiq është fëmijë i vogël për te, nëse aty ka material për shfaqje. Ai është i pari për korrektim të kufijve, sepse dëshiron që të marr Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën", tha ai.

Idenë për caktimin e kufijve e ka shpreh presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, por bisedat asnjëherë nuk kanë arritur aty çka kujt do i takoj. Daçiq ka theksuar se Amerika është e interesuar të marr pjesë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por së bashku me Rusinë.

"Amerika gjithmonë pyet çka mendon Rusia dhe anasjelltas. Bolton (Xhon, këshilltar për siguri kombëtare) më ka pyetur çka mendon Rusia. Lavrov (Sergej, ministri rus i punëve të jashtme) më ka thënë se më vonë e ka pyetur edhe Putinin (Vladimir, presidentin e Rusisë) në Moskë", tha Daçiq.

Ai shtoi se pa Amerikën nuk mund të zgjidhet asgjë, por ajo aktualisht ka problemet e saj të brendshme.

"Shohim që Bajden (Xhoe) po hyn në garë si kandidaturë për president. Bajden, Obama (Barak), Klinton (Bill) kurrë nuk kanë dashur të flasin për gjërat, ne më shumë na konvenon kjo administratë. Vështirë të arrijmë të zgjidhim këtë problem deri në zgjedhjet amerikane", ka thënë Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat