UP-ja dhe ARC-ja nënshkruajnë memorandum për shkëmbim të të dhënave

Aktuale

UP-ja dhe ARC-ja nënshkruajnë memorandum për shkëmbim të të dhënave

Më: 14 mars 2019 Në ora: 17:14
Foto nga takimi

Me anë të këtij memorandumi, parashihet shkëmbimi dhe identifikimi i saktë i të dhënave përkatëse, gjë e cila i lehtëson proceset e punës së këtyre institucioneve.

Rektori i UP-së, prof. dr. Marjan Dema, u shpreh i lumtur për arritjen e këtij bashkëpunimi, i cili, sipas tij, do t’i shërbejë lehtësimit të proceseve të punës me studentë dhe staf në UP. 

“Ne jemi shumë të interesuar që qasja e studentëve në shërbimet e UP-së të lehtësohet, sidomos në aspektin teknologjik. Ky memorandum i nënshkruar sot shënon një hap tutje në realizimin e këtij objektivi,” tha rektori Dema në fjalën e tij.

Në anën tjetër, Bekim Hoxha – drejtor i përgjithshëm i ARC-së, e konsideroi marrëveshjen me UP-në si njërën ndër marrëveshjet më të rëndësishme që ai ka nënshkruar, për faktin se ky memorandum do t’iu shërbejë studentëve dhe personelit të universitetit më të madh në vend. Nënshkrimin e këtij memorandumi e konsideroi të rëndësishëm edhe drejtori i Teknologjisë Informative në UP,  Fatos Halilaj. 

Ky memorandum bashkëpunimi do të fillojë zbatimin që nga dita e sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat