Gucati paralajmëron destabilizim e protesta të dhunshme nëse ndalen pensionet

Aktuale

Gucati paralajmëron destabilizim e protesta të dhunshme nëse ndalen pensionet

Më: 14 mars 2019 Në ora: 17:46
Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, ka komentuar kërkesën e Prokurorisë Speciale që pagat për 19 mijë veteranë të pezullohen deri në vendim të Gjykatës.

Gucati ka deklaruar se janë të befasuar me kërkesën e prokurorit Enver Krasniqi.

“Me kërkesën e Prokurorit Enver Krasniqit ne jemi befasuar me këtë kërkesë sepse nuk ka kërkun në botë që ekziston një ligj i tillë, ne kemi reagu si e kemi dëgju lajmin. Është diku 7 mijë numri i veteranëve i saktë në këtë listë, është edhe komandanti  im”, thotë ai, duke paralajmëruar edhe protesta.

“Ne kemi reaguar nëse reagon kjo do të bëjmë një protestë. Prokuroria duhet t’i thirrë veç e veç të gjithë mashtruesit”, shton ai, duke thënë se me këtë rrogë ka shumë persona që mbajnë familjen.

“Ka veteran që e mbajnë familjen me këtë rrogë, ju kërkoj falje të gjithë shokëve të mi, kam ardhur t’i mbrojë ata të vërtetën. Kërkoj nga prokuroria të mos t’i ndalojë këto pensione, në mesin e tyre është edhe emri i komandantit tim, ka në atë listë shumë persona edhe Gazmend Syla që nuk duhet ët jetë aty”, shton ai.

Tutje Gucati po thotë se në rast se pensionet ndalen do të ketë destabilizim e protesta të dhunshme.

“Mos të destabilizojë vendin, mund të dalim në protestë dhe mund të jetë e dhunshëm. Prokuroria të mos i shtijë të gjithë me ni thes, por vetëm për ata që kanë mashtru”, shton ai.

Nga emisioni Frontal i pari i OVL-UÇK ka bërë edhe një thirrje.

“I bëj thirrje nga emisioni juaj gjykatës mos merrni këtë vendim se është vendim i gabueshëm, ska ndodh as në kohën e Turqisë e as në kohën e Serbisë, dënoni fajtorin, jo ata që nuk janë. Unë stham që ska lista të fryme, ka lista të fryme, ju ftoj ta zbardhin rastin”, deklarohet, duke ja lënë fajin për listat e fryera edhe njerëzve të politikës.

“Këtu nuk ka faj vetë komisioni ka faj edhe politika jo vetëm komandantët të cilët janë thirr të akuzuar fajin duhet ta marrim të gjithë për gjysmë.Ne po kërkojmë drejtësi, nuk dua të ndërhyjë në drejtësi, nuk është e mirë pezullimi, ka shumë djem të mirë e familje të mira në atë listë”, thotë ai.

“Është turpi i botës nëse ju ndalet edhe atyre pensioni, ne jemi për një drejtësi të mirëfilltë. Prokuroria të i merr të gjitha lëndët dhe t’i veçon një nga një”, deklarohet Gucati, madje thotë se ai vetë do të thërras protestë.

“Unë do të jem i pari që do ta ftoj protestën. Vetëm sot i kam pas mbi 300 telefona në momentin kur e kanë qit lajmin se kanë me i ndal pensionin. Mendojmë që e ka ba dikush me qëllim që i ka fut djemt e Ushtrisë në këtë listë me qëllim të destabilizimit të vendit. Ka rrezik për destabilizim  sepse të gjithë do të dalin në protest”, shton tutje.

Në vazhdim, sipas tij do të thërrasin protestë sepse dikush po tenton që t’i njollosë, duke mos anashkaluar edhe mundësinë për grevë. “Flitet deri në 80 persona të cilët janë të dyshuar për falsifikim të certifikatave të veteranëve, na vjen mirë që prokuroria është duke punuar në këtë drejtim”, deklaroi Gucati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat