Flet Milo Gjukanoviq, tregon a i frikësohet Mali i Zi korrigjimit të kufijve

Aktuale

Flet Milo Gjukanoviq, tregon a i frikësohet Mali i Zi korrigjimit të kufijve

Më: 14 mars 2019 Në ora: 18:12
Milo Gjukanoviq

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjykanoviq, ka folur sot rreth idesë për korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe efekteve që mund të ketë në Ballkanin perëndimor një lëvizje e tillë e kufijve.

Megjithatë ai thotë se nuk duhet që të krijojë paranoja për zhvillime të tilla në Mal të Zi.

“Kur bëhet fjalë për vendosjen e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, normalisht kjo përbën edhe një rrezik të vogël për Malin e Zi”, ka thënë Gjykanoviq, në këtë intervistë.

Ndër të tjera presidenti i Malit të Zi, ka folur për stabilitetin dhe paqen që shteti i tij ka servuar përgjatë viteve të 90-ta.

Ai ka folur edhe për skenarët e pafavorshëm që mund të përballet Mali i Zi.

“Ju e dini që kjo në masë të madhe varet edhe nga ne. Është përgjegjësi e jona, për aftësinë dhe këmbënguljen për të ruajtur stabilitetin, harmoninë multi-etnike, dhe për të ruajtur perspektivën evropiane”, ka thënë ndër të tjera ai, shkruan B92.

Rrezikun për efekt negativ në rajon të korrigjimit të kufijve e kanë thënë edhe shumë ish-diplomatë të cilët kanë shërbyer për vite të tëra në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Përveç Malit të Zi, rrezik më i madh parashihet për Bosnjën, e cila është e defunksionalizuar nga Millorad Dodik, i cili çdo ditë e më tepër kërkon ndarjen e “Republika Srpskas” nga Bosnja.  Kundër lëvizjeve të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka dalë edhe Gjermania dhe Britania e Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat