Vendimi i gjykatës për djalin e vëllait të Shaip Mujës, i cili plagosi familjarin e Behgjet Pacollit

Aktuale

Vendimi i gjykatës për djalin e vëllait të Shaip Mujës, i cili plagosi familjarin e Behgjet Pacollit

Më: 14 mars 2019 Në ora: 21:01
Ardian Mujës

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masë prej 30 ditësh paraburgim Ardian Mujës, djalit të vëllait të Shaip Mujës, nën dyshimin për tentim-vrasjen e Osman Pacollit, vëllait të sekretarit të AKR-së, Rrahim Pacolli.

Muja u dorëzua në Prokurorinë Themelore në Prishtinë rreth një muaj më parë pasi ndodhej në arrati prej gjashtë muajsh.

Gjashtë muaj më parë, Ardian Muja dyshohet se tentoi ta vriste në Prishtinë Osman Pacollin, vëllain e sekretarit të AKR-së, Rrahim Pacolli dhe familjarin e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Muja është dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë rreth një muaj më parë dhe ndaj tij Gjykata ka caktuar masë paraburgimi prej 30 ditësh. Lajmin e ka konfirmuar sot për Insajderin, Ibrahim Berisha, Zv/kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Është vet lajmëru ai [Ardian Muja, v.j] në Prokurori. Ne kemi bërë kërkesë dhe i është caktuar paraburgimi. Hetimet kanë përfunduar dhe janë dëgjuar dëshmitarët, të pandehurit dhe të dëmtuarit”, ka thënë Berisha.

“Sot, eventualisht nesër aktakuza shkon në Gjykatë”, ka deklaruar Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat