Thaçi për raportet me SHBA-në: Do të ndërhyj atëherë kur e shoh se preket vija e kuqe

Aktuale

Thaçi për raportet me SHBA-në: Do të ndërhyj atëherë kur e shoh se preket vija e kuqe

Më: 14 mars 2019 Në ora: 21:34
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi sonte në Zona e Debatit ka thënë se raportet e Kosovës me Amerikën nuk do të prishen, ndonëse kohëve të fundit ka patur një zbehje për shkak të taksës.

‘’Nuk guxojmë të prishemi, nuk kemi arsye. Kemi argumente që kanë qalua paksa raportet. Por nuk do të ndodh një prishje. Ka këshilla miqësore  të lëvizet në drejtim të përcaktuar dhe për një të ardhme euoatlantike. Është invesim i madh i SHBA’ve dhe  NATO’s për liri dhe pavarësi’’, ka thënë Thaçi.

Tutje ai ka thënë se nuk guxojmë të cënojmë miqësinë me SHBA’në. Madje Thaçi tregon se kur do të reagojë.

”Nuk mund cënojmë raportin me SHBA’në apo vendet  e tjera perëndimore. Kërkesa e gjithë bashkësisë është që të respektojmë  këshilla për t’i hapur mundësi vazhdimit të dialogut. Mund të them se ky proces nuk mund të zhbllokohet njëanshëm. Është i patolerueshëm kushtëzimi i Beogradit por Kosova do të ec paralel me bashkësinë ndërkombëtare. Kam besim që gjëra të tilla do të tejkalohen dhe për Kosovën nuk do të ketë cënim ani pse ka zbehje në raportet tona”

‘’Ata e njohin vullnetin politik në Kosovë dhe orientinmin strategjik. Nuk do të lejoj devijimin me SHBA’në. Në moment që e shoh se fillon të preket vija e kuqe, atëherë do të ndërhyj’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat