Thaçi: Do ti përgjigjem me intervenim ushtarak çdo kërcënimi që vije nga Serbia

Aktuale

Thaçi: Do ti përgjigjem me intervenim ushtarak çdo kërcënimi që vije nga Serbia

Më: 14 mars 2019 Në ora: 22:04
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi iu është kundërpërgjigjur kërcënimeve që kanë ardhur nga Beogradi për një intervenim të mundshëm ushtarak në veri të Kosovës.

Ai në një intervistë ka thënë se do ti përgjigjet ushtarakisht çdo kërcënimi që vije nga Beogradi.

‘’Ndarja e Kosovës është ide e vjetër serbe. E kanë dëshiruar por nuk do të ndodh. Unë jam komandant suprem.  Dëgjoj plot zëra nga Serbia. Kosova do t’i përgjigjet edhe me ushtri,  me  FSK dhe  jo vetëm me polici. Nëse nuk ndalet Beogradi me politikën nxitëse, do të mbrojmë territorin, sovranitetin dhe pavarsinë me cdo kusht’’, ka thënë Thaçi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat