Taksa e gjunjëzon Serbinë, prodhimi serb bie përtokë

Aktuale

Taksa e gjunjëzon Serbinë, prodhimi serb bie përtokë

Nga: F. B. Më: 14 mars 2019 Në ora: 22:35
Ilustrim

Prodhimi industrial në Serbi, pas rënies në muajin dhjetor është më i ultë edhe për 5.5 për qind, shkruan “Politika”, transmeton “Bota Sot”.

Situata ekonomike nuk është ideale, por është herët në bazë të muajve janar e shkurt të jepen prognoza për zhvillimin ekonomik dhe rritjen për këtë vit. Brengos rënies e prodhimit në disa fusha, si është ajo ushqimore, auto, industrinë kimike dhe metaleve. Zvogëlimi I prodhimtarisë në Fabrikën e Çelikut në Smederevë, mund të jetë pasojë e vendosjes së kuotës për atë mall nga tregu evropian, por po bie edhe prodhimtaria në industrinë e automobilave në BE.

Rënia e prodhimtarisë në disa veprimtari është e keqe jo vetëm për shkak rrjedhave ekonomike por edhe për shkëmbimin e jashtëm tregtar ka thënë Stojan Stamenkoviç, koordinator „Analizës Makro-ekonomike dhe trendit” (MAT). Hijen në ekonomi e hedhin taksat e Kosovës, ndërsa problem përbën edhe ngadalësimi në BE, për atë shkak kërkesa për mall do të jenë më e vogla.

Stamenkoviç duke u ndërlidhur në të dhënat se në gjysmën e dytë të 2018 kishte rënies të prodhimit të energjisë elektrike për 7 për qind ndërsa të qymyrit për 12 për qind.

“Në uljen e dinamikës së zhvillimit dhe GjDP-së së vendit kanë ndikuar edhe industria ndërtimore dhe prodhuese, ndërsa Brenda kësaj ajo e energjisë elektrike dhe ushqimore”, ka thënë Stamenkoviç.

Ai përkujtoi se BE ka ul parashikimin e rritjes ekonomike nga 1,7 sa mendohej në 1,1 për qind. Vendet që tërheqin ka rëniet janë Italia e cila nga gjysma e dytë e vitit që shkoi është recesion dhe  Gjermanai që është në stagnim.

Stamenkoviç ka theksuar se furnizimi me mall i Kosovës është ulur nga 39 milionë euro në muaj, në 9 milionë në dhjetorin që shkoi, ndërsa industria ushqimore ka rënie nga 7 milionë në muaj në 240 mijë euro.

Ivan Nikoliç njohës i rrjedhave ekonomike ka thënë se pas rënies së prodhimit në dhjetor, tendenca e rënies ka vazhduar edhe në janar në masën 5,5 për qind. Ka vetëm një përjashtim që prodhimtaria  e produkteve kapitale ka rritje 2,2 për qind.

Mirë që ka rritje të eksportit, por krahas kësaj ka edhe rritje të importit më shpejtë se eksporti. Në janar deficit tregtar ishte 180 milionë euro, ndërsa tregues i mirë është se 55 për qind e deficitit të jashtëm tregtar e përbëjnë energjia dhe prodhimet kapitale, që do thotë se ka aktivitete më të mëdha investuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat