Nasim Haradinaj: Të prekësh në UÇK-në, jo vetëm që shkakton probleme, por edhe trazira

Aktuale

Nasim Haradinaj: Të prekësh në UÇK-në, jo vetëm që shkakton probleme, por edhe trazira

Më: 14 mars 2019 Në ora: 23:33
Nasim Haradinaj

Nasim Haradinaj nga OVL UÇK, ka thënë se Prokuroria Speciale po provokon trazira me fillimin e hetimit të listës së veteranëve.

Haradinaj, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë nuk mund të ketë dënime kolektive por përgjegjësia është individuale nëse është dëmtuar buxheti i shtetit nga disa individë që kanë marrë pensione në emër të veteranëve të UÇK-së.

“Mendoj se ky hetim ka për qëllim destabilizimin e vendit pasi prek në ajkën e këtij vendi, prek në atë që është më e respektueshme në Kosovë – luftën e UÇK-së”, tha ai.

Njëri nga drejtuesit e OVL UÇK ka thënë se ky hetim është një lojë politike nga njerëzit që merren me buxhete.

Haradinaj është shprehur se nuk kanë dëshirë të ndikojnë në drejtësi por sipas tij po shihet se drejtësia është në dorën e dikujt.

“Të shohim në fillim prejardhjen e njerëzve që kanë ardhur deri këtu [prokurorëve]. Dikujt po i intereson destabilizimi i këtij vendi. Të prekësh në UÇK padrejtësisht jo vetëm që shkakton probleme, por edhe trazira”.

Ai ka thënë se të drejtat e veteranëve janë shkelë mjaft duke u publikuar emrat në lista, por OVL UÇK ka heshtur për të mos shkaktuar trazira.

“Nuk mund të sjellë këtë vendim sepse kjo është thirrje direkte për trazira”, tha ndër të tjera Nasim Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat