Haradinaj kujton 20 vjetorin e rënies së dëshmorit Yll Morina

Aktuale

Haradinaj kujton 20 vjetorin e rënies së dëshmorit Yll Morina

Më: 15 mars 2019 Në ora: 08:02
Yll Morina

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka kujtuar 20 vjetorin e rënies së dëshmorit Yll Morina.

“Vlerat më unike të luftëtarit shqiptar i gjejmë në figurën e Heroit të Kosovës Yll Morina. Ndër trimat e rrallë dhe luftëtarët më të zotë, ai ishte rreshtuar me UÇK-që në ditët e para, për t’ia falë jetën atdheut”, shkruan Haradinaj në Facebook.

“Në njëzetvjetorin e ngritjes në piedestalin e pavdekësisë, me krenari kujtojmë Yllin e lirisë, i cili ka zënë vend nderi në historinë e re të Kosovës”, shkruan në fund kryeministrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat