E thotë edhe Bekë Berisha: Nuk prishemi me Amerikën

Aktuale

E thotë edhe Bekë Berisha: Nuk prishemi me Amerikën

Më: 15 mars 2019 Në ora: 09:15
Ramush Haradinaj dhe Bekë Berisha

Prishja e raporteve të Kosovës me Amerikën u bë temë kryesore e javëve të fundit, mirëpo një deputet i partisë që po akuzohet se me mosveprim po cënon këto raporte, po e thotë krejt të kundërtën.

Sipas Bekë Berishës së AAK-së, Amerika është në zemrën e çdo shqiptari dhe shtoi se “nuk prishemi”.

Të gjitha raportimet për rrezikun e prishjeve të raporteve, përfshirë këtu edhe lajmet për mundësinë e tërheqjes nga Bondsteel, Berisha i quajti propagandë.

“Është bërë propagandë e madhe që kampi Bondsteel po tërhiqet nga Kosova dhe po prishemi me Amerikën. Nuk prishemi me Amerikën – Amerika është në zemër të çdo shqiptari derisa Serbia na ka plasë zemrën – ne duhet ta mbrojmë vendin tonë dhe Kushtetutën”, ka thënë ai.

Sidoqoftë, për raportet e Kosovës me Amerikën foli edhe shefi i Berishës. Kryeministri Ramush Haradinaj mbrëmë tha se është i gatshëm ta largojë taksën, që është kërkesë ekskluzive e Amerikës, nëse mundësohet një takim me presidentin Donald Trump.

Ndryshe, vendosja e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës bllokoi dialogun, duke sjellur edhe pakënaqësinë e Amerikës, të cilët me ngulm po kërkojnë që ajo të largohet dhe dialogu të vazhdojë në drejtim të arritjes së një marrëveshje përfundimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat