Kuçi: Delegacioni Shtetëror po e pengon Presidentin në marrëveshjen me Serbinë

Aktuale

Kuçi: Delegacioni Shtetëror po e pengon Presidentin në marrëveshjen me Serbinë

Nga: N.H Më: 15 mars 2019 Në ora: 16:16
Natyra Kuçi zëdhënëse e PSD-së

Natyra Kuçi zëdhënëse e PSD-së, përmes një postimi në Facebook ka thënë se Partia Socialdemokrate e mirëpret dërgimin e Ligjit për Delegacionin Shtetëror në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Kuçit, kjo do ta qartësojë përputhshmërinë apo jo të Ligjit me Kushtetutën.

Por, Kuçi, me tej deklaron se paradoksalja është se, “në njërën anë kritikohet Ligji duke pretenduar se ai ndërhyn në kompetencat kushtetuese të drejtuesve të institucioneve në marrëveshjet ndërkombëtare dhe në anën tjetër kërkohet të ndalen të njëjtit ta firmosin marrëveshjen”.

Ja deklarimi i saj:

Partia Socialdemokrate e mirëpret dërgimin e Ligjit për Delegacionin Shtetëror në Gjykatën Kushtetuese. Kjo do ta qartësojë përputhshmërinë apo jo të Ligjit me Kushtetutën. Rrjedhimisht edhe legjitimitetin e tij.

Paradoksalja : në njërën anë kritikohet Ligji duke pretenduar se ai ndërhyn në kompetencat kushtetuese të drejtuesve të institucioneve në marrëveshjet ndërkombëtare dhe në anën tjetër kërkohet të ndalen të njëjtit ta firmosin marrëveshjen (lexo : Presidenti në marrëveshjen me Serbinë).

Logjikja : Delegacioni Shtetëror është problemi, sepse po e pengon Presidentin në marrëveshjen me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat