Haziri: SHIK-u bashkëpjesëmarrës edhe në demonstratat e Vetëvendosjes

Aktuale

Haziri: SHIK-u bashkëpjesëmarrës edhe në demonstratat e Vetëvendosjes

Më: 16 mars 2019 Në ora: 08:38
Lutfi Haziri

Kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se SHIK-u ka ndihmuar Lëvizjen Vetëvendosje në demonstratën masive kundër procesit të Vjenës.

Haziri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se SHIK-u në vijën e parë ka punuar të bindë zotin Thaçi që të bëhet pjesë e Ekipit të Unitetit, ndërsa në anën tjetër ka punuar në mënyrë aktive në rezistencën e organizuar në rrugë.

“SHIK-u është bashkëpërgjegjës edhe për trazirat e vitit 2004, por edhe demonstratën e Vetëvendosjes, ku mbetën të vrarë dy shqiptarë”.

“… Në Kosovë asgjë nuk ka ndodhur rastësisht. Në Kosovë gjithçka ka ndodhur e organizuar dhe planifikuar”, tha ai.

Nënkryetari i LDK-së ka thënë se SHIK-u ka punuar aktivisht deri në ditën kur ka marrë “rolin e vet”.

“SHIK-u ka punuar në dy binarë, por nuk kanë qenë organizatorë të protestave”, tha Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat