Vdes bashkëpunëtori i komandat Sali Çekajt

Aktuale

Vdes bashkëpunëtori i komandat Sali Çekajt

Nga: D.RR Më: 16 mars 2019 Në ora: 09:30
Sali Çekaj

Ministri në ministrinë e mbrojtjes, Rrustem Berisha ka njoftuar në Facebook se ka ndërruar jetë bashkëpunëtori i komandatit Sali Çekajt dhe aktivisti i orëve të para, Ibrahim Ukëhaxhaj, përcjellë “Bota sot”.

Ai ishte përgjegjës në organizimin e bazave të stërvitjes dhe përgatitjes për luftë në rrethin e Tropojës, Vicidoll, Babinë e tjera

Postimi i plotë:

Me keqardhje e mora lajmin e ndarjes nga jeta të aktivistit të orëve të para e bashkëpunëtorit të komandant Sali Cekut, ish të burgosurit politik Ibrahim Ukëhaxhaj.

Në kohën e zhvillimeve të mëdha për Kosovën, Ibrahim Ukëhaxhaj, nuk është ndal asnjëher me angazhimin e tij për lirinë. Në vitet e luftës mobilizohet në radhët e UÇK-së, përmes Ministrise së Mbrojtjes, në koordinim e bashkëveprim me Komandant Sali Cekun.
Ai ishte përgjegjës në organizimin e bazave të stërvitjes dhe përgatitjes për luftë në rrethin e Tropojës, Vicidoll, Babinë e tjera.

Fjalëpak e punë shum, i respektuar dhe nderuar për të gjithë ne që e njihnim, Ibrahim Ukëhaxhaj, e arriti edhe një dëshirë të kahmotshme, arriti të shihte të realizuar ëndrrën për Ushtrinë e Kosovës.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat