Kërkohet shërbim i obligueshëm ushtarak në Kosovë

Aktuale

Kërkohet shërbim i obligueshëm ushtarak në Kosovë

Nga: A.M. Më: 16 mars 2019 Në ora: 13:20
Ushtria e Kosovës

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se Këshilli i Ekspertëve i LDK-së ka vlerësuar se shërbim i obligueshëm ushtarak në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Hiti ka shkruar se Kjo masë garanton mbrojtje efektive nacionale, i rrit aftësitë fizike e profesionale të rinisë dhe i mundëson Ushtrisë së Kosovës të renditet krahas ushtrive të partnerëve tanë në NATO

Postimi i plotë:

SHËRBIM I OBLIGUESHËM USHTARAK NË KOSOVË

Këshilli i Ekspertëve i LDK-së, në punëtorinë dyditore për Programin Qeverisës të LDK-së për qeverinë në ardhje, në fushën e mbrojtjes nacionale, ka vlerësuar që SHËRBIMI USHTARAK NË KOSOVË TË JETË I OBLIGUESHËM, sipas modelit të vendeve të vogla si Zvicra dhe vendeve të tjera.

Kjo masë garanton mbrojtje efektive nacionale, i rrit aftësitë fizike e profesionale të rinisë dhe i mundëson Ushtrisë së Kosovës të renditet krahas ushtrive të partnerëve tanë në NATO. Për një periudhë disavjeçare, të rinjtë do të shërbejnë për disa muaj në shërbimin ushtarak, me shkëputje, bazuar në nevojat e të rinjve për arsim, punësim dhe familje.

Kjo është njëra nga masat kryesore të Programit Qeverisës të LDK-së në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë nacionale, sipas modelit dhe qasjes proaktive të zbatuar tashmë në vendet më të avancuara të botës.

Programi i LDK-së do t’i maksimizojë përparësitë dhe mundësitë e Republikës së Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Procesi i përgatitjes të programit të ri të LDK-së do të jetë gjithëpërfshirës, me pjesëmarrje të të gjithë ekspertëve në LDK-në që kanë dhënë kontribut për tri dekada në ndërtimin e shtetit të Kosovës, si dhe do të përfshijë ekspertizën e kuadrove më të mirë që ka Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat