Haradinaj ngushllon familjet nga Theranda dhe Peja për familjarët e humbur

Aktuale

Haradinaj ngushllon familjet nga Theranda dhe Peja për familjarët e humbur

Më: 16 mars 2019 Në ora: 14:39
Ramush Haradinaj

Përmes një postimi të tijin në facebook, krzeministri I vendit Ramush Haradinaj ka shprehur ngushllimet e tij për humbjen e jetëve të familjarëve në aksidentin në Duhël dhe në Vitomericë. Gjithashtu, kryeministri ka bërë thirrje që të rrespektohen më shumë rregullat e komunikacionit nga vozitësit.

Ja postimi i plot i tij në facebook.

I tronditur nga lajmi për humbjen e katër jetëve në dy aksidente të ndara sot, në Duhël të Therandës dhe Vitomericë të Pejës. Ngushëllimet më të thella familjeve, që humbën më të dashurit e tyre. Tragjeditë kaq të shpeshta e me pasoja fatale janë shqetësuese për të gjithë ne. Iu bëj thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të vozisin me përgjegjësi, ndërsa institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin të gjitha veprimet adekuate në parandalimin e aksidenteve, të cilat po përgjakin rrugët e Kosovës.

RH

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat