Ish-deputeti përsëri godet Baton Haxhiun: Asnjë gjuhë në botë nuk është aq e pasur me sharje çka meriton ky mistrec

Aktuale

Ish-deputeti përsëri godet Baton Haxhiun: Asnjë gjuhë në botë nuk është aq e pasur me sharje çka meriton ky mistrec

Nga: N.H Më: 16 mars 2019 Në ora: 16:16
Baton Haxhiu

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, përseri ka bërë një koment për gazetarin Baton Haxhiu.

Image
Driton Tali

Tali thotë se, “jo veç gjuha shqipe që është e varfër me sharje, por asnjë gjuhë në botë nuk është aq e pasur me sharje, çka meriton m'u sha ky mistrec”.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, kishte shpërthyer në ofendime ndaj Baton Haxhiut, edhe më parë duke ia përmendur këtij të fundit disa deklarata që i kishte bërë më herët.

Ja postimi i Talit:

Baton Stanishiqi, para 3 vite, duke u mundu me arsyetu Zajednicën.

“Me ja fal, me i thanë qetash Serbisë qe merre Kosovën ajo nuk e don”.

"Nëse dilni veç jashta kufirit dikun 30 km prej Kosovës nuk asht asnji shpi, në të vërtet ka shtëpia por janë të shprasta. Nëse 30 km jashtë Kosovës nuk ka asnji shpi ku i duhet Kosova?!”.

......

Jo veç gjuha shqipe që është e varfër me sharje, por asnjë gjuhë në botë nuk është aq e pasur me sharje, çka meriton m'u sha ky mistrec.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat