Riçard Mur: E mundshme zgjidhja për Kosovën në këtë vit

Aktuale

Riçard Mur: E mundshme zgjidhja për Kosovën në këtë vit

Nga: F. B. Më: 16 mars 2019 Në ora: 19:31
Riçard Mur

Është mirë që kam vizituar Serbinë, herën e fundit këtu isha në qershor. Me rëndësi ishte të dëgjoj qëndrimet e zyrtarëve në Serbi lidhur me vendin tuaj dhe raportet me Britaninë posaçërisht rreth dialogut me Prishtinën ka thënë Riçard Mur drejtor politik në Forin Office, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

Dëgjova për çështjet serbo-britanike, si e shohin qytetarët e Serbisë Britaninë, lidhjet ekonomike dhe investimet britanike. Ka shumë gjëra të përbashkëta por kishte edhe shkrime sensacionale rreth raporteve tona historike. Shkrimet janë një, ndërsa faktet janë ndryshe ka thënë Mur pas takimeve me zyrtarët serb në Beograd.

Lidhur me faktet në raportet aktuale mes Serbisë dhe Britanisë?

“Mendoj se raportet janë të mira, biseduam në mënyrë miqësore edhe sinqertë. Në bisedë me Daçiq propozova të punohet më shumë në sqarimin e situatës në dy vendet. Politikanët duhet të tentojnë të kenë pasqyrë të qartë precize për vendet tjera jot ë bëhen “ pre” e teorive të mashtrimit, Ne kemi raporte të mira modern dhe me mundësi avancimi”.

Në Prishtinë pas takimit me Fatmir Limajn ai ka thënë se Britania mbështet platformën e Prishtinës për bisedime, a është e sakët si vlerësoni takimet në Prishtinë?

“Nuk mund të komentoj deklaratën e Limajt sepse nuk di a ka marr ai “pasqyrën e plotë” por mbështes dialogun në tërësi dhe na vjen keq që dialogu “qëndron në vend”. Një nga shkaqet e vizitës atje ishte të “niset” dialogu. Para meje atje ishin zyrtarët amerikanë dhe ata gjermanë. Nuk duhet harruar se detyrë e Beogradit dhe Prishtinës të tejkalohet situate, Britania e njeh Kosovën si shtet i pavarur dhe ne angazhohemi të ndihmojmë Kosovën në drejtim të demokratizimit. Lidhur me dialogun qëndrimi I Britanisë është se me rezervë merren deklaratat e palëve, me rëndësi është qëndrimi britanik.

A mendoni se Prishtina do të heq taksat ndaj mallrave serbe?

“Nuk di, por mendoj se duhet të ndodhë, që gjërat të lëvizin përpara. Kam biseduar e Haradinajn edhe më herët. Taksat janë bërë problem, në çdo situatë njerëzit tentojnë të zgjidhin problemin, që ekziston moti dhe në historinë jot ë largët të dhimbshme dhe komplekse, ku palët e konfrontuara ankohen, që është e pakuptimtë sepse të gjithë mund të paraqiten si viktima dhe të drejtojnë gishtin. Këtu nuk ka përfitime, por duhet të kthehet “dinamika Pozitive”. Kur nuk ka takime krijohet vakum edhe tregime si rasti i sulmeve dhe dhunës në Kosovës. Presidentët Thaçi dhe Vuçiq patën filluar proces pozitiv që u mbështet nga Be përfshirë edhe Britaninë. Shpresojmë në përparim sepse nuk ka përmirësim të gjendjes pa bisedime, Edhe në njërën edhe palën tjetër ka njerëz që mendojnë se duhet të bisedohet.

Vitin që shkoi Thaçi dhe Vuçiq përmendën “korrektimin e kufijve”, ndërsa Britania ka kundërshtuar, Cili është qëndrimi i vendit tuaj? A mendoni se mund arrihet marrëveshja deri ën fund 2019?

“Nëse dialogu vazhdon skenari për arritjen e zgjidhjes është reale. Lidhur me temën e ndryshimit të kufijve jo vetëm Britania ka shpreh shqetësim, pro edhe disa vende tjera. Hapur kemi thënë se ai opsion mund të krijoj pasoja ën shumë vende në Ballkan dhe Evropë. Ka tema që dy palët duhet të arrijnë marrëveshje dhe ajo të pranohet nga populli në Serbi dhe Kosovë, Në fund vjen pjesa më e vështirë realizimi I marrëveshjes, bëhet fjalë për “pako”, Procesi duhet përfundoj me njohjen e Kosovës, që i hap rrugën Serbisë të ec përpara. Këtë iu kam thënë zyrtarëve në Beograd – problem i Kosovës është sikur spiranca që gjendet pas “anijes së Serbisë” dhe pamundësojë që shoqëria të ec përpara.

Mendoni se marrëveshja përfundimtare duhet të ratifikohet në OKB për çka flitet këtyre ditëve?

“Më e rëndësishmja që dy vendet të arrijnë marrëveshje, Kur Kosova të njihet plotësisht si shtet, gjë që presim, mund të vij në rend anëtarësia në OKB. Por tash më e rëndësishmja është dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës të vazhdojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat