Për dy vjet mbi 280 të vdekur nga aksidentet në trafik

Aktuale

Për dy vjet mbi 280 të vdekur nga aksidentet në trafik

Më: 16 mars 2019 Në ora: 20:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Këtë vit në aksidente trafiku,  kanë vdekur 15 persona, katër prej tyre  vetëm sot.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës sot njoftoi se nga 1 janari i vitit 2017 në aksidente rrugore kanë vdekur 281 persona, prej tyre 137 kanë vdekur në vitin 2017, 129 në vitin 2018 dhe 15 këtë vit. “Në dy muajt e parë të këtij viti, 15 persona kanë vdekur si pasojë e aksidenteve në trafikun rrugor në Kosovë.  Nëse krahasohet me vitin 2018 janë katër persona më shumë që kanë humbur jetën për periudhën e njëjtë kohore. Ndërsa, vetëm sot vdiqën katër persona, në dy aksidente të ndara. Tre persona vdiqën dhe një u lëndua në rrugën magjistrale Suharekë – Shtimje, ndërsa një person vdiq dhe dy u lënduan në rrugën Pejë-Istog, në dalje të fshatit Vitomiricë. Lidhur me aksidentet në komunikacionin rrugor”, thuhet në njoftimin e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë.

“Instituti Kombëtar vite me radhë shpreh shqetësimin lidhur me numrin e madh të aksidenteve në trafik, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen qindra persona që paraqesin shifra alarmante dhe shumë shqetësues fakti se shumica e viktimave janë këmbësorë. Deri tani është ndërmarrë shumë pak në parandalimin e tyre. Shkaqet janë të ndryshme por sigurisht se faktori njeri është më i shpeshtë pasi që nuk janë duke u respektuar rregullat e përgjithshme në trafik, nga manipulimi i pasigurt me automjet, tejkalimi i shpejtësisë, mos mbajtja e distancës, mos respektimi i shenjave të trafikut dhe mos përshtatja e kushteve të rrugës përdorimi i shpeshtë i telefonave mobil, vozitja nën ndikimin e alkoolit, substancave narkotike, ndikimi i lodhjes apo pagjumësisë, trajnimi joserioz gjatë dhënies së provimit për shofer, por duke mos munguar as faktori rrugë dhe automjet ngase akoma në shumë vende mungojnë shenjat e komunikacionit dhe veturat e vjetra me mangësi të shumta teknike, ku infrastruktura është problematike dhe drejtuesit e mjeteve janë të pakujdesshëm gjatë vozitjes”, thuhet në njoftimin e Instituti.

Instituti Kombëtar jep disa rekomandime:

Përpilimi i një plani të veprimit për parandalimin e aksidenteve dhe aprovimi me procedura urgjente nga Parlamenti i Kosovës.

Zbatimi me rigorozitet i Ligjit për komunikacionin deri në ndalesën e vozitjes për shkelje të rënda të përsëritura. • Me programe të ndryshme edukativo–informative të vetëdijesohen njerëzit e posaçërisht vozitësit për rolin e tyre në parandalimin e aksidenteve të cilat ndodhin si pasojë e gabimeve të tyre si dhe aftësimi për të ofruar ndihmën e parë.

Angazhimi i mas-mediave në kampanja të ndryshme që kanë për qëllim parandalimin e aksidenteve.

Me fillimin e vitit të ri shkollor të sensibilizohet çështja e sigurisë së fëmijëve në komunikacion duke organizuar orë edukativo – arsimore për sjelljen e këmbësorëve në komunikacion, mësimi sistematik i rregullave të komunikacionit.

Largimi i menjëhershëm i automjeteve të vjetra nga qarkullimi, kontrolli teknik rigoroz i të gjitha automjeteve.

Kontrollimet mjekësore të rregullta, periodike dhe plotësuese me vlerësim rigoroz të shëndetit mendor të vozitësve që kanë bërë shkelje të rënda të njëpasnjëshme.

Të rregullohet infrastruktura rrugore, të bëhet mirëmbajtja e rrugëve, të kompletohet sinjalizimi dhe respektimi rigoroz i rregullave të parkimit të veturave.

Drejtuesit e automjeteve t’i përmbahen me përpikëri shenjave të komunikacionit dhe kodit të mirësjelljes qytetare.

Inspektimi rigoroz i autoshkollave dhe kritereve për marrjen e patent shoferëve.

Këmbësorët të respektojnë shenjat e komunikacionit. Instituti Kombëtar rekomandon zbatimin rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor që nuk ka si qëllim në vetvete dënimin e shtetasve që kryejnë kundërvajtje, por uljen në maksimum të aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë së jetës së shtetasve që qarkullojnë në rrugët e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat