Profesori i njohur: Në këtë formë duhet të mbahen zgjedhjet brenda LDK-së

Aktuale

Profesori i njohur: Në këtë formë duhet të mbahen zgjedhjet brenda LDK-së

Nga: N.H Më: 16 mars 2019 Në ora: 20:57
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës së shpejti do t’i fillojë zgjedhjet e brendshme, shkruan “Bota sot”.

Lidhur me ketë, përmes një postimi në llogarinë në Facebook, profesori i njohur Binak Maxharra, ka thënë nga këto zgjedhje duhet të ndodhë një aktivitet i denjë dhe një shembull për partitë e tjera.

“Kjo është demokracia reale, çdo formë tjetër nuk është demokratike, është formë e imponimit të ndonjë kandidati si një rezultat i strukturave manipuluese”, ka shkruar ndër tjerash ai.

Ja postimi i tij:

LDK-ja DHE ZGJEDHJET E MBRENDSHME.

Po afrohëm zgjedhjet e mbrenda Partisë.Le te zhvillohet një aktivitet i denjë,me respekt te njeri tjetrit.Mendojë së te gjithë të interesuarit për Kryetar të LDK duhet te jenë të barabartë për tu zgjedhë. Zgjedhja duhet të jetë ferë,e pa imponueshme siç jemi mësuar ti kemi deri me tani,kur 4-5 veta vemdosin së kush duhet me qenë kryetar.

Pasiqi të kryhet aktiviteti parazgjedhorë,nepëer deget,duhet të zgjidhet Keshilli Drejtues.Dhe tani unë mendoj së nga këtu fillon deokracia.

Në Këshillin Drejtues si Organ më i lartë në LDK duhet te shkohet jo vetem me një kandidat,por me shumë kandidat,bile le te jenë edhe 3,4 ose 5.Në Këshillin drejtues le te votohet më vota të mshefta duke e përdor sistemin e eliminimit,bjenë njeni,bjenë edhe i dyti,treti por në fund te garës shkojnë dy kandidat.Votimi i mshëfët do te tregoi se cili nga këta dy kandidat do të jetë Kryetar i LDK.

Kjo është demokracia reale,çdo formë tjeterë nuk është demokratike,është formë e imponimit te ndonjë kandidati si një rezultat i strukturave manipuluese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat