Sot Lipjani në zi

Aktuale

Sot Lipjani në zi

Më: 17 mars 2019 Në ora: 07:24
Komuna e Lipjanit

Me vendim të kryetarit të komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot është shpallur ditë zie në komunën e Lipjanit.

Dita e zisë është shpallur për të ndarë dhimbjen me familjet Retkoceri e Tmava me rastin e humbjes së jetës së Leonard Retkocerit dhe Sahit Tmavës.

Të dy këta kanë vdekur në  aksidentin që ka ndodhur dje në fshatin Duhël, ku përveç dy të rinjve nga Lipjani bashkë me ta ka humbur jetën edhe një I ri nga Prishtina.

Komuna e Lipjanit, anulon të  gjitha aktivitetet politike dhe aktivitete të tjera që janë paraparë të mbahen të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat