Tha se u mërzit për masakrën në Zelandë të Re, vjen reagim i ashpër nga Kosova ndaj Vuçiqit

Aktuale

Tha se u mërzit për masakrën në Zelandë të Re, vjen reagim i ashpër nga Kosova ndaj Vuçiqit

Nga: A.ZH Më: 17 mars 2019 Në ora: 09:20
Aleksandar Vuçiq

Opinionisti Islam Fejzullahu, ka reaguar pas deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq, në lidhje me sulmin terrorist në Zelandën e Re, që la të vdekur 50 persona.

Fejzullahu, përmes një shkrimi të dërguar në “Bota sot”, ka thënë se nuk e merr me mend, se si një person si Vuçiqi, ndien dhimbje për masakrën në Zelandë të Re.

Ai ia ka kujtuar presidentit serb, masakrat e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë, duke e pyetur atë se si i justifikon ato.

Reagimi i Fejzullahut:

Qenka mërzitur shumë kryetari i Serbisë për masakrën

Nuk mund ta marr me mend dhe si njeri normal një person i cili gjatë gjithë njerëzimit që bëri pikërisht klika dhe bashkudhëheqësit e tij me ne krye kryekriminelin e Ballkanit në tërë ish Jugosllavinë, e për në Zelandë të re ndien dhimbje, ndërsa çfarë kanë bërë populli i tij e gjen arsyen e llojit të vet!

Ajo çfarë ndodhi në Zelandën e re, fatkeqësisht është dhimbje e njerëzimit, dhimbje dhe vepër e pa justifikuar! Por është si çudi se reagimet botërore sikur janë të vonshme pavarësisht çfarë opinionesh bëhen?

Një rastësi vjen pikërisht nga një personalitet i cili i zhytur në gjakun e krimeve dhe çnjerëzimeve që kanë bërë pikërisht njerëzit, ushtria, policia e paramilitarët e popullit të tij në tërë ish Jugosllavinë dhe pikërisht nga një njeri i kyqur drejt përse drejt në atë pushtet (qeveri) të drejtuar nga kryekrimineli i Ballkanit, vjen një reagim dhe justifikim sikur e tërë bota han bari dhe nuk jetuakan në këtë planet dhe nuk e ditkan se kush na qenka ky dhe nga vjen?

Image
Masakra në Kosovë

Vallë si e justifikon masakrën e Srebrenicës në Bosnje, Vukovarin e Kroacisë, masakrën e Mejës, Izbicës, Rezallës, Reqakut, Qyshkut, Studimes e shumë lokaliteteve tjera, të gjitha këto në Kosovë dhe këto vetëm në një periudhë kohore tre mujore? Si i justifikon ky që nga forcat e sipërshënuara në tërë territorin e ish Jugosllavisë i shkaktuan mbi dyqind mijë viktima, e vetëm në Kosovë rreth 15 mijë viktima, rreth njëzet mijë (20 mijë) femra shqiptare të dhunuara e që deri me sot edhe një mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë (1670) të pa gjetur akoma?

Fundja edhe ky qenka njeri me fizikë të tij, por ta quajmë normal, (ndoshta jo i përafërt me atë i cili çfarë bëri në Zelandë të re)?

Në një menyrë për rastet e Kosovës fajin e bartin edhe protagonistët e skenës politike të Kosovës, të cilët deri më tani nuk gjetën rast as gjatë dialogut, e as më herët që ta denoncojnë në instancat ndërkombëtare të tërën siç e bënë Bosnja dhe Kroacia?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat