Policia paralajmëron masa të ashpra ndaj shkelësve të ligjit në trafik

Aktuale

Policia paralajmëron masa të ashpra ndaj shkelësve të ligjit në trafik

Më: 17 mars 2019 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka ndërmarr disa aktivitete dhe fushata vetëdijësuese për respektimin e rregullave të trafikut, si: respektimi i shenjave nëpër rrugë, kufizimi i shpejtësisë, vënia e rripit të sigurisë, etj.

Sipas Policisë rastet e raportuara për humbje të jetëve njerëzore si pasojë e aksidenteve rrugore po bëhen tepër shqetësuese për të gjithë.

Dhe përveç kësaj në vazhdimësi janë realizuar operacione policore në funksion të zbatimit të ligjit të trafikut që bie në fushëveprimin policor, dhe:  

Gjatë vitit 2018 janë shqiptuar gjithsejtë 400 mijë e 95 kundërvajtje në trafikun rrugor:

6485 shoferëve, u është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik,

170 mijë e 400 kundërvajtje, për tejkalim të shpejtësisë,

1824 kundërvajtje, për mos respektim të dritës së kuqe (semaforit),

11883 kundërvajtje, për kalim të afatit të regjistrimit të mjetit, ndërsa

Inkasimi i gjobave në vitin 2018 ka qenë 8,427,711.59 €, apo 140% më shumë krahasuar me vitin 2017.

“Me gjithë këto përpjekje të Policisë së Kosovës ku përfshihet edhe rritja e numrit të ndëshkimeve (gjobave në trafik), ky vit (2019) nga janari deri tani  ka rezultuar me humbjen e 22 jetëve njerëzore nëpër rrugë tona, që prapë mbetet shqetësim i madh”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik, posaçërisht i drejtuesve të automjeteve është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet fatale dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor.

“Po ashtu, ju njoftojmë se Policia e Kosovës në kuadër të fushëveprimit të saj ligjor që ka do të aplikoj masa rigoroze ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, me të vetmin qëllim për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat