Haradinaj: Nuk ka më me marr toka prej shqiptarëve

Aktuale

Haradinaj: Nuk ka më me marr toka prej shqiptarëve

Më: 17 mars 2019 Në ora: 12:51
Ramush Haradinaj duke folur në tubimin përkujtimor për dëshmorët e rënë para 20 vitesh në Korishë të Prizrenit

(E plotësuar) - Kryeministri Ramush Haradinaj ka ftuar sot për unitet politik duke porositur për kujdes kundërshtarët e tij të cilët mbështesin idenë për korrigjim të kufirit, pasi që janë fokusuar më shumë në garën e brendshme sesa në garën e jashtme me një vend grabitqar siç është Serbia.

Duke folur për ruajtjen e kufijve të vendit, gjatë tubimit përkujtimor me rastin e 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve Halim Ahmetaj, Rexhep Kukaj dhe Murat Kabashi, Haradinaj tha se brezi i UÇK-së e ka ndryshuar historinë e shqiptarëve, gjë që garanton kufijtë e shtetit të Kosovës.

 Ai ka ftuar ndërkombëtarët që të ndihmojnë në zgjidhjen e problemit te Ballkanit, teksa ka theksuar se më nuk do të ketë përsëritje të historisë, ku shqiptarët japin tokën të tyre.

Në 20 vjetorin e rënies dëshmorëve, ai përsëriti se shqiptarët duhet të jenë gjithmonë të bashkuar.

Haradinaj: Ne nuk mund të japim më për të tjerët

 "Jemi në kohën kur ne duhet të kujdesemi për shtëpinë tonë, pra për tokën tonë, për vendin tonë, për atdheun tonë. Sepse nëse ka popull në Ballkan që ka dhënë për të tjerët jemi ne. Dihet historikisht që ndër shekuj shqiptarët kanë dhënë nga territoret e veta, nga e drejta e vet, nga ajo që ua ka lënë Zoti, për popujt tjerë. Pra jemi në kohën kur duhet të kujdesemi për tokën tonë,për atë që ka mbetur e jona, e shqiptarëve... Nuk ka më kthim prapa  dhe nuk ka më vazhdim të praktikave me marrë prej shqiptarëve. Brezi i fundit, pra brezi i UÇK-s e ka ndryshuar këtë... Iu bëjmë thirrje të gjithve që të na ndihmojnë të arrihet paqja në Ballkan, por kurrë më jo duke kërkuar prej shqiptarëve për paqen. Ne jemi ata që kemi dhënë në vazhdimësi", tha ai.

Haradinaj u shpreh se Kabashi është dëshmi e bashkimit të shqiptarëve, duke thënë se nuk ka pjesë të historisë së shqiptarëve që nuk e gjen edhe kontributin e kësaj zone.

Ai tha se Kabashi këtë traditë e vazhdoi edhe në historinë e re, duke dhënë 350 luftëtarë në luftën e fundit.

Kryesuesi i Kuvendit komunal të Prizrenit Artan Abrashi, foli per rëndësinë e luftës për liri, me theks të veçantë në betejën e Kabashit.

Abrashi:  Institucionet duhet ta vazhdojnë punën që e lanë dëshmorët

"Ne sot përveçse jemi krenar me këta, gjithashtu jemi të vetëdijshëm edhe për obligimet të cilat na çojnë pikërisht nga gjaku që e dhanë këta dëshmorë të kombit në Kabash dhe Korishë. Institucionet tona duhet të vazhdojnë punën që e lanë ata. Ne duhet të vazhdojmë shtetformimin tonë. Ne duhet të vazhdojmë shtetndërtimin tonë", tha ai.

 Kurse ish-komandanti dhe ish-luftëtari i UÇK-së, Lulëzim Kabashi, tha se 20 vjet më parë u zhvillua njëra ndër betejat më të mëdha në Kabash. Ai kujtoi disa nga momentet e luftës, ku tha se falë moralit dhe gatishmërisë së ushtarëve të UÇK-së, u arrit të përballoheshin sulmet e forcave serbe.

Kabashi:  para 20 vitesh ishte moti i ftoftë por e shkrimë borën me trupat tanë

 "Sot 20 vite më parë ishte mot i ftohtë, por, borën e ftohtë e shkrimë me trupat tanë dhe me gjakun tonë. Sot 20 vite më parë, në altarin e lirisë ranë dëshmorë Halim Ahmetaj, heoi i Kosovës Rexhep Ukaj dhe Murat Kabashi", u shpreh ai.

E, kryetari i fshatit Korishë, Rexhë Ukaj, tha se liria e Kosovës u fitua me luftën e UÇK-së dhe me sakrificën më sublime të të rënëve.

 Ai porositi familjet e dëshmorëve, që të jenë përherë krenarë me sakrificat e famikjarëve të tyre, pasi që tha se në themelet e tyre ndërtohet liria e Kosovës. Me këtë rast kryeministri Haradinaj nderoi me medaljen "Gjergj Kastrioti - Skënderbeu", bataljonin e Kabashit.

***

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në tubimin përkujtimor me rastin e 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve Halim Ahmetaj, Rexhep Kukaj dhe Murat Kabashi dhe ditës së Betejës së Kabashit.  

Para të pranishmëve të shumtë, kryeministri Haradinaj tha se sot janë të bashkuar të gjithë, bashkë si shqiptarë, si bashkëkombës, sepse në këto ngjarje vetëm kështu ia vlen.

“Edhe vendi ku jemi, Kabashi, është vend që i bashkon shqiptarët. Nuk ka ngjarje të historisë sonë kombëtare ku nuk e gjen luftëtarin e Kabashit, dijetarin e Kabashit, kontributin e Kabashit. Më vjen mirë që kjo histori shqiptare vazhdoi edhe me luftën e fundit dhe më vjen mirë që Batalioni i Kabashit, i cili bashkoi rreth vetës nëpër periudha të luftës rreth 350 luftëtarë e vazhdoi këtë traditë”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se edhe sot fëmijët që nxënë dije dhe mësimdhënësit që japin dije në shkollën “Dëshmorët e Kabashit” po ashtu e vazhdojnë këtë traditë të çmuar të shqiptarëve.

Më tej kryeministri Haradinaj, tha se ne në Kosovë jemi në të drejtën tonë, kemi pranuar në tokën dhe në shtëpinë tonë popujt që kanë ardhur nga larg, dhe iu kanë lëshuar tokë e hapësirë dhe këtë e di dhe e thotë edhe historia. 

“Por, tani jemi në kohën kur ne duhet të kujdesemi për shtëpinë, tokën tonë, për atdheun tonë, sepse nëse ka popull në Ballkan që ka dhënë për të tjerët jemi ne. Dihet historikisht që ndër shekuj shqiptarët kanë dhënë nga territoret e veta, nga e drejta e vet, nga ajo që ua ka lënë zoti në Ballkan, për popujt tjerë. Ka ardhur koha dhe jemi në kohën kur duhet të kujdesemi për tokën tonë, për atë që ka mbetur e jona dhe atë që është e shqiptarëve. Kur e them atë që është e shqiptarëve, kurrë nuk harrojë të them se kushdo që jeton me ne, komunitetet etnike, janë në shtëpinë e vet dhe ne dimë t’i nderojmë, por nuk ka më kthim prapa dhe nuk ka më vazhdim të praktikave me marrë prej shqiptarëve. Brezi i UÇK-së e ka ndryshuar këtë, rrjedhat e historisë kanë ndryshuar dhe prej shqiptarëve më askush nuk mund të marrë”, tha kryeministri Haradinaj.

Më tej, kryeministri Haradinaj tha se Kosova e 17 shkurtit është një kompromis, një minimum i të drejtës së shqiptarëve dhe kushdo që e prek këtë kompromis të së drejtës së shqiptarëve, atëherë e hapë pyetjen tjetër për të drejtën e shqiptarëve në Ballkan.

Kryeministri Haradinaj tha se kanë rënë dakord për të realizuar të drejtën tonë, Kosovën e 17 shkurtit, të bindur se kështu po dëshmojmë edhe njëherë se jemi për paqe dhe stabilitet në Ballkan, duke u bëtë thirrje të gjithëve që të ndihmojnë në arritjen e paqes në Ballkan, por jo duke kërkuar prej shqiptarëve për paqe në Ballkan.

“Ne jemi ata që kemi dhënë në vazhdimësi dhe nuk mund të japim më për paqe, veç asaj që është e vërteta jonë”, tha kryeministri Haradinaj.
 Para të pranishmëve të shumtë, kryeministri Haradinaj, tha se duhet ta kuptojmë se përveç asaj që ndodh mes nesh, brenda popullit tonë, pra pluralizmit, demokracisë, garave të brendshme, nuk duhet të harrojmë se jemi të rrethuar nga kundërshtarët dhe duhet të dimë se gjatë garës që kemi brenda nesh mos të harrojmë se jemi në garë edhe me kundërshtarët jashtë nesh. 

“Një pjesë e atyre që kanë bartë mbi supe rrugën e mundimshme të lirisë nuk e harrojnë këtë dhe nuk do ta harrojnë kurrë se përpos garës brenda nesh jemi në garë edhe me të tjerë, jemi në garë me fqinjët grabitqarë që kanë dëshmuar në histori”, tha kryeministri Haradinaj.  

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj në shenjë respekti i ka ndarë medaljen ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’, Batalionit Kabashi, të cilën e pranoi komandanti Lulzim Kabashi. 

Në emër të kryesisë së fshatit, Rexhë Ukaj, tha se kjo ditë e karakterizon luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mbrojtje të pragut  të shtëpisë, mbrojtjen dhe nderin e krenarisë së Kabashit, që e pati traditë dhe e kultivoj me shekuj. 

Image

***

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se sot se brezi i UÇK-së e ka ndryshuar historinë e shqiptarëve.

Duke folur në tubimin përkujtimor për dëshmorët e rënë para 20 vitesh në Korishë të Prizrenit, Haradinaj tha se ka përfunduar koha kur tjerët kanë marr toka prej shqiptarëve.

Ai i ftoi të gjithë që të ndihmojnë që ta arrijnë paqen në Ballkan.

“Ne në Kosovë jemi në të drejtën tonë, por jemi në kohën kur duhet të kujdesemi për tokën tonë, për vendin tonë. Dihet ndër shekuj se shqiptarët kanë dhënë n toka që ua ka lënë Zoti. Nuk ka më praktika me marr prej shqiptarëve. Brezi i UÇK-së e ka ndryshuar këtë. Ju bëjmë thirrje të gjithëve të na ndihmojnë të arrijmë paqen në Ballkan. Gjatë garës që kemi brenda nesh, mos të harrojmë që kemi garë edhe nga jashtë. Jemi në garë me fqinjë grabitqarë", tha  Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat