Vazhdon shfrenimi nga Haradinaj: Me para të shtetit, i blen bylyzyk prej ari një çifti për lindjen e djalit

Aktuale

Vazhdon shfrenimi nga Haradinaj: Me para të shtetit, i blen bylyzyk prej ari një çifti për lindjen e djalit

Më: 17 mars 2019 Në ora: 19:21
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po vazhdon me skandalet e tij gjatë Qeverisjes, jo vetëm punësimet janë pjesë e punës së tij, tani ai po shpërblen nga parat e buxhetit të Kosovës një çifti për lindjen e djalit të tyre.

Haradinaj nga parat e buxhetit të Kosovës, buxhet ky që përbëhet nga taksat e qytetarëve kosovarë, i ka dhuruar një çifti një byzylykë prej ari për lindjen e djalit të tyre.

Ky byzylykë që duket të jetë prej ari, e ku ndodhet edhe një gur i kaltër, që ka simbolikën e gurit “kundër mësyshit”. Nga ana e pasme është shkruar emri i Haradinajt.

“Të nderuar Naim dhe Njomza, jam i nderuar me ftesën që ma bëni, për të marrë pjesë në gazmendin tuaj familjar, me rastin e lindjes së djalit tuaj, … . Në emrin tim dhe të familjes sime, ju shpreh urimet më të ngrohta dhe dëshirat më të mira për djalin, … . Pastë shëndet e jetë të gjatë dhe të rritet i lumtur pranë prindërve dhe më të dashurve të vet. Urime e gëzofshi gjithmonë!”, thuhet në urimin që mban nënshkrimin e kryeministrit.

Kjo nuk është hera e parë që Haradinaj bën kësisoj veprimesh. Së fundi ai ia kishte festuar djalit të tij ditëlindjen në zyrën e Kryeministrisë, e ku të ftuar kishte shokët dhe shoqet e djalit.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat