15 persona vdesin në dy muajt e parë të 2019-s në aksidente, Polica kërkon kujdes

Aktuale

15 persona vdesin në dy muajt e parë të 2019-s në aksidente, Polica kërkon kujdes

Më: 17 mars 2019 Në ora: 19:51
Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka thënë se është ngritur numri i aksidenteve me fatalitet, pasi që në periudhën e njëjtë në vitin 2018 kanë vdekur 11 persona.

Sipas Policisë, ka ulje të aksidenteve në përgjithësi për 12%.

Policia ka apeluar për kujdes të shtuar në komunikacion dhe respektim të shenjave në trafik.

Vetëm ditën e shtunë kanë ndodhur 2 aksidente me fatalitet. Në fshatin Duhël të Suharekës, kanë vdekur 3 persona, ndërsa në Pejë 1 person. Për këtë, Komuna e Lipjanit e ka shpallur ditë zie të dielën në këtë qytezë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat