Polici i arrestuar në Suharekë: Njihemi që 10 vite me Jetmirin, nuk e kam bërë unë vrasjen në kazino

Aktuale

Polici i arrestuar në Suharekë: Njihemi që 10 vite me Jetmirin, nuk e kam bërë unë vrasjen në kazino

Më: 17 mars 2019 Në ora: 20:51
Shefki Spahiu

Në vrasjen që ndodhi në kazinonë në rrugën e Reshtanit, i vrarë mbeti Jetmir Alijaj, punëtor në këtë lokal, ku si i dyshuar ishte një polic për këtë vrasje dhe u arrestuar nga policia.

Mirëpo, polici arrestuar nën dyshimin se ka kryer vrasjen në kazino, ka thënë sot para prokurorit se nuk e ka vrarë ai viktimën.

Avokati Emrush Kastrati i cili po e mbron rreshterin, Sh. S. pas arrestimit për shkak të dyshimeve për vrasjen në Suharekë, ka konfirmuar se klienti i tij është ndaluar për 48 orë.

Sipas tij, hetuesia ende nuk ka asnjë provë konkrete që e inkriminon klientin e tij.

“Hetuesia ende nuk ka asnjë provë konkrete që dëshmojnë se klienti im e ka kryer vrasjen. Nga bastisja e shtëpisë, banesës, veturës ku kam qenë edhe unë prezent nuk ka asnjë gjurmë që e vërteton se klienti im e ka kryer këtë vepër”, ka thënë ai.

Sipas tij, polici gjatë intervistimit e ka mohuar se ka shtënë.

“Absolutisht e mohon. I vjen shumë keq për rastin. Ai me viktimën njihen që 10 vjet por asgjë të keqe s’kanë pasur”, ka theksuar ai.

Sipas tij, hetuesia ka nisur hetime për klientin e tij vetëm pse ka qenë i pranishëm pak para vrasjes në kazino.

“Vetëm pse ka qenë aty. Edhe ai është larguar dhe si duket me vonë ka ndodhur vrasja”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat