Arifi pranon se ka kontrabandë, arsyeton taksën ndaj Serbisë

Aktuale

Arifi pranon se ka kontrabandë, arsyeton taksën ndaj Serbisë

Më: 17 mars 2019 Në ora: 22:13
Avni Arifi

Shefi i kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi, ka deklaruar sot se është absurde dhe për gjynah konstatimi se 50 milionë euro që Kosova për çdo muaj i importonte nga Serbia qenkan zëvendësuar me kontrabandë.

Ai në një postim në Facebok shkruan se Serbia aktualisht ka mbetur pa tregun e Kosovës, të cilën nuk e njeh dhe as nuk e respekton, andaj deklaratat se efekti i tarifës është i papërfillshëm ‘është xhelozi pak e “vocërr” dhe pak e sëmurë’.

Postimi i plotë:

Është absurd, i ligë dhe për gjynah konstatimi se €50 milionë që Kosova për çdo muaj i importonte nga Serbia qenkan zëvendësuar me kontrabandë.

Njerëz, mos u tallni me inteligjencën tuaj!!! E vërtetë se ka kontrabandë dhe gjithë ka pasur, por të pohohet se efekti i tarifës është i papërfillshëm është xhelozi pak e “vocërr” e pak e sëmurë.

E vërteta është se shteti serb për momentin ka mbetur pa këtë treg dhe çdo ditë e më shumë po kuptohet se cilido shtet nuk mundet ta ketë një treg njerëzit e të cilit as nuk i njeh, as nuk i respekton. Kosova s’po paguan për tarifa. Kosova po respekton vetveten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat