“AAK-ja po e vazhdon avazin e PDK-së”

Aktuale

“AAK-ja po e vazhdon avazin e PDK-së”

Nga: N.H Më: 17 mars 2019 Në ora: 23:22
Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Analisti politik, Haki Abazi, në një prononcim për gazetën “Bota ”, ka thënë se ndërmarrjet më të mëdha të Kosovës kanë qenë në vazhdimësi strofolloku i punësimit të anëtarëve të familjes.

“Ndërmarrjet publike kanë qenë në vazhdimësi strofolloku i punësimit të anëtarëve të familjes dhe shërbyesve të shërbimeve sekrete. Këto kompani e sidomos PTK, KEK dhe Aeroporti dhe dikasteret e ndryshme të ministrisë dhe administratës publike, por edhe të tjerat që kanë potencial të jashtëzakonshme të gjenerimit të hyrave janë kapur nga parapoltika”, ka thënë Abazi, për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, këto janë forma e blerjes dhe të kontrollimit të votës.

“Këto vende pune janë forma e blerjes dhe kontrolles së votës dhe janë shndërruar në vende të rezervimit të lidhjeve farefisnore”, ka thënë mes tjerash ai.

Analisti politik nënvizon se partia e Haradinajt e ka vazhduar avazin e PDK-së dhe tanimë ato janë bërë të njëjta në formën sesi e kanë trajtuar buxhetin e vendit dhe sektorët vital të shtetit

Image
Haki Abazi

“Përveç demit të madh, hiperpunësimit dhe shkatërrimit të kapaciteteve duke vendosur njerëz jo të kualifikuar dhe joadekuat në pozita ë rëndësishme e kanë kolapsuar ekonominë e vendit dhe kanë prishur tregun. AAK-ja e ka vazhduar avazin e PDK-së dhe tanimë ato janë bërë të njëjta në formën sesi e kanë trajtuar buxhetin e vendit dhe sektorët vital të shtetit”, ka thënë në fund, analisti politik, Haki Abazi për gazetën “Bota ”.

Ndryshe, ditëve të fundit është raportuar në vazhdimësi se Telekomi i Kosovës që është bërë dera e parë për punësimin e familjareve.

28-vjeçari Genc Nitaj, djali i deputetit Muharrem Nitaj, mori kontratën më 28 gusht të vitit të kaluar, si zyrtar i marketingut në këtë ndërmarrje.

Por, Nitaj ka mohuar të ketë përdorur autoritetin e tij për ta punësuar të birin në ndërmarrjen e cila atë kohë ishte nën menaxhimin e Gent Begollit, një ish-zyrtari të AAK-së. Sipas tij, djali u punësua me meritë dhe ka kualifikim më të lartë sesa pozita që e mban aktualisht, e që është zyrtar i marketingut.

Edhe Donika Kadaj-Bujupi, që u kthye në AAK pasi e braktisi Vetëvendosjen, gjithashtu ka të punësuar familjarë në Telekom. Nga 1 gushti i 2018-s, Naser Bujupi, bashkëshorti i saj, u punësua agjent i shitjes në Telekom.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat