Philip Reeker, më 17 mars 1999: Serbia duhet ta pranojë marrëveshjen, ose të bombardohet

Aktuale

Philip Reeker, më 17 mars 1999: Serbia duhet ta pranojë marrëveshjen, ose të bombardohet

Më: 18 mars 2019 Në ora: 07:26
Philip Reeker

Kjo është ditë e vendimit kur do të shihet se a do ta pranojnë serbët marrëveshjen apo do të ballafaqohen me bombardime, thoshte Philip Reeker, zëdhënës i Christopher Hillit, shkruante gazeta beogradasë “Danas” më 17 mars të vitit 1999, e cila tash riboton shkrimet e saja.

Gazeta më tej shkruan se lideri i shqiptarëve të Kosovës Ibrahim Rugova ka deklaruar në Paris se bashkësia ndërkombëtare, pas vendimit të delegacionit shqiptar që ta pranojnë marrëveshjen e paqes, “është e vendosur ta ndërpresë gjendjen tragjike në Kosovës”.

Rugova po ashtu ka thënë se shqiptarët do të nënshkruajë marrëveshjen, edhe nëse erbët thonë “jo”.

“Do ta pranojmë marrëveshjen nëse do të pranohen vërejtjet tona”, ka thënë kryetari i Serbisë Milan Milutinovic.

Në qendër të Parisit ka arritur edhe delegacioni i NATO-s që “të ndihmojë, të informojë, të këshillojë” dhe të konfirmojë se planet e NATO-s për marrëveshjen e paqes së Kosovës janë hap në kuadër të bisedimeve, ka thënë zëdhënësi i NATO-s, njofton Reuters.

Presidenti amerikan Bill Clinton ka deklaruar se NATO nuk do të ketë zgjidhje tjetër pos të sulmojë, në qoftë se kryetari jugosllav Slobodan Milosevic nuk e nënshkruan marrëveshjen e paqes.

Sipas burimeve të diplomatëve perëndimorë, ndërmjetësuesit ndërkombëtarë kanë hedhur poshtë 20 faqe të vërejtjeve të delegacionit serb me arsyetim se ata e ndryshojnë esencën e propozim-marrëveshjes.

Ministrat e mbrojtjes së ShBA-vë e Gjermanisë William Cohen e Rudolf Scharping i kanë tërhequr vërejetjen Slobodan Milosevicit se aeroplanët e NATO-s janë të gatshëm për sulme mbi caqet serbe, në qoftë se nuk e pranojnë paqen dhe ardhjen e forcave paqësore në Kosovës.

Siç vlerëson Independent, mediet serbe po e përgatisin popullatën për humbjen e Kosovës, sepse, siç thuhet, ka munguar fushata frenetike antiperëndimore nga tetori i vitit të jaluar, kur NATO seriozisht kërcënonte me bombardime. shkrunate ndër tjera “Danas” në ditën e sotme të para 20 viteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat