Veseli zotohet se do t’i ndalojë punësimet familjare në institucione

Aktuale

Veseli zotohet se do t’i ndalojë punësimet familjare në institucione

Më: 18 mars 2019 Në ora: 10:23
Kadri Veseli

Ka filluar konferenca për projektin e ambasadës britanike për rekrutimin e pozitave të larta drejtuese në shërbimin civil dhe institucione të pavarura.

Në këtë konferencë pos ambasadorit britanik Ruari O’Connell, po marrin pjesë edhe krerët shtetëror.

Se situata nuk është e mirë tek emërimet në institucionet publike, e pranoi vetë i pari i Kuvendit, Kadri Veseli,.

“Ky projekt ka ecur tre vite dhe ka pasur rezultate, të cilat janë për t’u evidentuar. Falënderoj edhe kompaninë angleze. Por, në çdo matje të besimit qytetar, ne shohim që ka ulje të tij, edhe në agjencionet e pavarura, edhe në ndërmarrjet publike, por për fat të keq edhe brenda vet institucioneve tona. Pra, duhet bërë më shumë, dhe këtë duhet ta bëjmë ne vet, duke qenë më përgjegjës para ligjit, para etikës dhe para qytetarëve, duke dëshmuar se mund ta ndërtojmë shtetin dhe të krijojmë besim më të madh te qytetarët tanë”.

Veseli u zotua se do t’i ndalë ata njerëz që punësojnë të afërmit e tyre nëpër institucione.

“Duhet ndalur praktika që kush ka pushtetin më afër t’i punësojë njerëzit e vet. Disa po i punësojnë nga tre-katër veta dhe nuk po mërziten fare. Këta njerëz duhet të ndalen dhe do t’i ndalim. Inkurajoj shoqërinë civile dhe mediat, por edhe bartësit e institucioneve, që të tregohen më të guximshëm dhe më të zëshëm për të ndalur njerëzit e tillë, ngase do të na e shkatërrojnë perspektivën dhe do të na ikin shumë të rinj e të reja”, ka thënë Veseli.

Kryeministri Ramush Haradinaj, deklaroi se për tre vite që prej se ka hy në fuqi memorandumi me ambasadën britanike rreth punësimeve në pozita të larta në institucione publike e të pavarura ka pasur një varg lëshimesh. “Pas këtij projekti në 44 pozita janë përzgjedhur njerëz jo politik”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat