Polici i dyshuar për vrasje, kishte aktakuzë për dhunim të të miturave

Aktuale

Polici i dyshuar për vrasje, kishte aktakuzë për dhunim të të miturave

Më: 18 mars 2019 Në ora: 12:59
Shefki Spahiu

Polici nga Suhareka, Shefki Spahiu mëngjesin e së dielës derisa përpiqej të kryente një grabitje në një kazino të këtij qyteti, qëlloi me armë duke e lënë të vdekur një punëtor të këtij lokali. Viktima 32 vjeçar kishte arritur ta identifikonte atë para se të qëllohej me armë. Përveç akuzes per vrasje, ky polic para disa vitesh ishte akuzuar nga prokuroria edhe për keqpërdorim seksual të dy vajzave të mitura. Si për ironi polici Shefki Spahiu ka marrë edhe mirënjohje për “të arriturat” në punën e tij.

Rreshteri i policisë Shefki Spahiu, që dyshohet për vrasjen e 32 vjeçar në një kazino në Suharekë, të dielën është ndaluar për 48 orë deri në marrjen e një mase tjetër nga Gjykata.

Image

Ai ka qëlluar për vdekje të riun, Jetmir Alijaj nga Mushtishti i Suharekës, i cili ishte punëtor i kësaj kazinoje. Alijaj sipas dëshmitarëve kishte arritur ta identifikojë rreshterin Spahiu, derisa përpiqej të kryente grabitje.

Policia e Kosovës, e arrestoi Spahiun pak orë pas vrasjes së 32 vjeçarit. Ndërkohë që nga bastisja në banesën e tij, u konfiskuan armë.

“Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe banesës së tij, janë konfiskuar edhe një armë e tipit ‘Glock 9×19, dy karikator si dhe disa fishekë”, njoftoi Inspektorati Policor.

Por, ky nuk është rasti i vetëm që ky zyrtar policor përballet me drejtësinë.

Image

Para disa vitesh Spahiu ka qenë i akuzuar edhe për një tjetër vepër të rëndë penale. Ndaj tij ishte ngritur aktakuzë për keqpërdorim seksual të dy vajzave të mitura.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prizren se me 9 qershor 2015 në Suharekë në një motel, Spahiu kishte kryer aktin seksual me persona të mitur.

“Në datën, kohën dhe vendin e njejtë, duke shfrytëzuar situatën e pambrojtur dhe moshën e të dëmtuarave, pas kryerjes së aktit seksual me njërën të mitur, kryen aktin seksual edhe me një të dëmtuar tjetër”, thuhej në aktakuzën e prokurorisë ndaj Spahiut.

Në qershor të vitit 2016, Gjykata Themelore në Prizren, e shpalli të pafajshëm policin Spahiu, pasi vërtetoi se pretendimet e prokurorisëpër keqpërdorjm seksual të të miturave nga polici ishin të paqëndrueshme.

Disa muaj pas kësaj ky reshter policie ishte shpërblyer me mirënjohje.

Image

Mirënjohja i ishte dhënë për “të arriturat” në punën e tij në polici, në atëkohë nga drejtori i përgjithshëm i policisë, Shpend Maxhuni.

Përveç, ish drejtorit të përgjithshëm të policisë, në këtë ceremoni ku ndaheshin mirënjohje i pranishëm kishte qenë edhe ish-Ministri i Brendshëm Skënder Hyseni e Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi./Insajderi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat