Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit për vrasjet në Suharekë

Aktuale

Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit për vrasjet në Suharekë

Më: 18 mars 2019 Në ora: 14:11
Suharekë

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka kërkuar që të dy të dyshuarve për vrasjet që ndodhën dje gjatë ditës në Suharekë, t’u caktohet masa e sigurisë për paraburgim.

Brenda tri orëve, dje nga arma e zjarrit u vranë dy burra në Suharekë dhe mbeti e lënduar rëndë një grua (familjare e vëllezërve nga Studenqani).

32-vjeçari, J.A., nga Mushtishti, u gjet i vdekur në një kazino, ndërsa 64-vjeçari, I.G., dyshohet se u vra nga vëllai i tij, 72 vjeç, në Studenqan për një pronë.

E ndaj të dyshuarve për këto dy vrasje, sot Prokuroria Themelore e Prizrenit ka kërkuar që të dy të dyshuarve tu caktohet masa e sigurisë për paraburgim.

Këtë e ka konfirmuar edhe Kryeprokurori Admir Shala.

Shala ka deklaruar se që të dy rastet po cilësohen për veprat “vrasje e rëndë” dhe “posedim i paautorizuar i armëve.

“Prokuroria Themelore ne Prizren pas pranimit të kallximit penal për të dy rastet, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit. Të dy rastet po cilësohen veprat ‘vrasje e rende’ dhe ‘posedim te paautorizuar’ te armeve. Presim nga Gjykata qe me se largu nesër te caktohet seanca për të dy rastet”, ka thënë Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat