Deputeti Ismaili: Gjykata më dënoi pa asnjë fakt

Aktuale

Deputeti Ismaili: Gjykata më dënoi pa asnjë fakt

Më: 18 mars 2019 Në ora: 15:35
Fisnik Ismaili

Deputeti tashmë nga radhët e PSD-së, Fisnik Ismaili ditën e sotme është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore për hedhje të gazit lotsjellës në vitin 2015 në Kuvendin e Kosovës.

Ismaili, në atë kohë deputet i Lëvizjes Vetvendosje, është dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht par veprën “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Këtë vendim, deputeti Ismaili e ka cilësuar si jo korrekt.

Në një prononcim për Ballkani, ai ka thënë se vendimi i Gjykatës nuk ka qenë i drejtë.

“Absolutisht aspak korrekt. Përderisa Gjykata e dënon një person për armëmbajtje pa leje me 6 muaj burgim me kusht pa asnjë fakt, ky është vendim i padrejtë”, ka thënë Ismaili.

Kujtojmë se e njëjta gjykatë vitin e kaluar pati dënuar edhe katër deputetë të tjerë të opozitës.

Deputetët Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj Bujupi dhe Faton Topalli u patën dënuar me nga mbi 1 vit burg me kusht për secili.

Të katër këta deputetë ishin dënuar për veprat e njëjta me deputetin Ismaili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat