Deputeti i LDK: Kjo është logjika e PAN-it për të mbetur në pushtet

Aktuale

Deputeti i LDK: Kjo është logjika e PAN-it për të mbetur në pushtet

Nga: N.H Më: 18 mars 2019 Në ora: 16:30
Deputetët e LDK-së

Deputeti Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se duhet nismë legjislative për reformë zgjedhore, ku sipas tij, mërgimtarëve t’ju mundësohet votimi, në pika të ndryshme edhe nëpër qytetet më të mëdha Evropiane.

“Për PAN-in sa më shumë kosovarë të pakënaqur të ikin jashtë Kosove, aq më shumë buxhet, e më pak vota kundër tyre. Sa më shumë buxhet, aq më shumë të punësuar nëpër institucione koti, e më shumë vota”, ka thënë ai ndër tjerash.

Avdyli ndër tjerash ka theksuar se regjimi aktual s’ka për të pasur interes që mërgimtarët të votojnë.

Ja postimi i tij:

Duhet urgjent nismë legjislative për reformë zgjedhore , ku mërgimtarëve tanë të ju mundësohet votimi, në pika të ndryshme edhe nëpër qytetet më të mëdha Evropiane. Zëri i vërtetë i Kosovarëve tani veç ndodhet jashtë Kosovës.

E kuptoj që regjimi aktual ska për të pasur interes që mërgimtarët të votojnë, sepse ata çdo ditë po punojnë sa mëshumë pakënaqur ti shpërngul nga Kosova, e zgjedhjet ti fitojnë me nja 30% Kosovarë votues ku 20% do jenë klientela e tyre e punësuar në institucione.

Për PAN sa më shumë Kosovarë të pakënaqur të ikin jashtë Kosove , aq më shumë buxhet, e më pak vota kundër tyre . Sa më shumë buxhet , aq më shumë të punësuar nëpër institucione koti, e më shumë vota. Çfarë logjike PANiste për të mbetur në pushtet!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat