Edhe ish-mjeku i UÇK-së futet në dabatin për punësimet në “PTK”

Aktuale

Edhe ish-mjeku i UÇK-së futet në dabatin për punësimet në “PTK”

Nga: N.H Më: 18 mars 2019 Në ora: 18:02
Liri Loshi

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi është përfshirë në debatin rreth punësimeve të fundit që po ndodhin në Telekomin e Kosovës.

“Nuk e di pse deputetët dhe qeveritarët nuk duhet t’i punësojnë fëmijët dhe familjarët e tyre, kur kushti juaj për t’iu dhënë votën atyre ka qenë premtimi i tyre për punësimin e fëmijëve tuaj. Ju pra votën tuaj nuk e keni dhënë për shtetin, por për favore personale dhe familjare”. ka deklaruar Loshi.

Me ironi, ai ka thënë se tash, duhet ta kuptoni se të zgjedhurit tuaj kanë filluar t’i përmbushin premtimet e tyre.

Ja postimi i plotë:

Nuk e di pse deputetët dhe qeveritarët nuk duhet t’i punësojnë fëmijët dhe familjarët e tyre, kur kushti juaj për t’iu dhënë votën atyre ka qenë premtimi i tyre për punësimin e fëmijëve tuaj. Ju pra votën tuaj nuk e keni dhënë për shtetin, por për favore personale dhe familjare. Tash, duhet ta kuptoni se të zgjedhurit tuaj kanë filluar t’i përmbushin premtimet e tyre dhe kërkesat tuaja. Së pari, duke filluar nga anëtarët e familjes, të cilët, ashtu sikurse edhe ju, janë votuesit e tyre më besnikë. Pastaj, mund të ju vijë radha edhe juve. Nëse nuk ju vie kurrë, punë e madhe! A mos jeni fare votuesish të ndershëm dhe lojalë ndaj shtetit që meritoni politikanë korrektë?! Çfarë keni mbjellur edhe do të korrni. Mos e luani tash rolin e viktimës. Ju nuk meritoni më mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat