Ja çka thonë mediet e huaja për ndalesën që Kosova ia bëri gazetarit pro rus

Aktuale

Ja çka thonë mediet e huaja për ndalesën që Kosova ia bëri gazetarit pro rus

Më: 18 mars 2019 Në ora: 18:08
Graham Phillips

Një ish-nxënës i shkollës së mesme në Perth të Australisë, është quajtur një armik i Kosovës dhe i është ndaluar për gjithmonë hyrja në këtë vendi.

E gjitha filloi pasi gazetari dhe blogeri i pavarur Graham Phillips paraqiti një seri raportesh nga Ballkani të cilat rezultuan me kërcënime të shumta me vdekje.

Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli  kishte thënë se z. Phillips nuk lejohej në Republikën e Kosovës pasi kritikoi udhëheqësit e vendit dhe i shpalli ata si kriminelë lufte dhe terroristë.

“ Kur njerëzit si Graham Phillips, një reporter ekstremist i Youtube, ose Breivik terroristi që vrau fëmijë, ose huliganët e futbollit nga Evropa lindore, ose supremacistët identitarë- të gjithë e përkrahin pretendimin e Serbisë për Kosovën, atëherë në e dimë se jemi në rrugën e drejtë,”- ka thënë Petrit Selimi përmes një shkrimi në Twitter.

Ai tani është ndaluar të hyjë në Kosovë përgjithmonë pas një reagimi të ashpër të cilin e  krahasuan atë me vrasësin norvegjez Anders Breivik nga Drejtori i Përgjithshëm i fondacionit më të madh të Kosovës.

Phillips, i cili ka punuar si gazetar i pavarur për pesë vjet, raportoi nga Kosova për kanalin e tij në YouTube, i cili ka më shumë se 70 milionë shikime dhe 130,000 abonentë.

“Sa për reagimin, ne mund ta interpretojmë atë në mënyra të ndryshme. Në një mënyrë, kjo na tregon fuqinë e medies së pavarur.”- ka thënë ai.

“Unë jam thjeshtë vetëm një djalë me një aparat fotografik dhe një kanal në YouTube, i cili shkoi në Kosovë dhe bëri  xhirime dhe raportime të asaj që ka parë, gjë e cila ka shkaktuar një përmbysje absolute në qeverinë kosovare dhe në të vërtetë një reagim që ka qenë absolutisht histerik.

“Ne jetojmë në një epokë ku njerëzit janë shumë të shpejtë të qajnë gjuhën e urrejtjes në çdo gjë që ata nuk e pëlqejnë, por çfarë kam thënë unë për Kosovën kanë qenë vetëm fakte të mbështetura në prova”,-ka thënë Phillips.

Phillips tha se ai përjetoi sulme masive pasi raportet e tij u publikuan në internet duke përfshirë kërcënimet me vdekje nga kosovarët të cilat luftuan në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se ai gjithashtu u sulmua nga mediet lokale me një agjenci që i inkurajon 400,000 ndjekësit e saj të Facebook që ta bombardojnë atë me mesazhe dhe të kërkojë që platforma e tij në internet të hiqet.

Kritikët e reportazhit të z. Phillips kanë akuzuar ish-gazetarin e Rusisë për ndjekjen e një agjende pro-Serbi si rezultat i lidhjeve të tij me vendin e Vladimir Putinit.

Ai u detyrua të mohonte pretendimet se ai ishte një “agjent i Putinit” kur të dhënat e tij të telefonit u konfiskuan nga qeveria e Ukrainës më 2017.

Ai u quajt armik i shtetit, u deportua në Poloni dhe u ndalua nga Ukraina për tre vjet duke u cilësuar si një “propagandist i Kremlinit” dhe  përkrahës i  terrorizmit.

Mosbesimi midis Kosovës dhe Serbisë mbetet ende i fortë dy dekada pas luftës së Kosovës që ishte konflikti i fundit që shoqëroi shkatërrimin e  Jugosllavisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat